Kronika

U shkarkua nga Mimi Kodheli, Dritan Demiraj fiton gjyqin dhe rikthehet në FA

Dritan Demiraj, ish-ministri teknik i PD, rikthehet si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura, pasi gjykata i ka dhënë të drejtë atij.
Ai u largua nga FA në vitin 2014 nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit e argumentoi vendimin me pretendimin se Demiraj kishte dalë jashtë vendit pa leje. Përmes një statusi në Facebook Demiraj shkruan se “E drejta vonoi, por u vu në vend”.
Dritan Demiraj falenderon gjithashtu ministren aktuale, Olta Xhaçka. Demiraj shërben në Forcat e Armatosura prej 31 vitesh, ndërsa për disa muaj mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, pas marrëveshjes Rama-Basha duke u larguar nga posti në shtator të vitit të kaluar.

Postimi i Dritan Demirajt:

Te nderuar miq!

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per tu rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jetes time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button