☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.71 ▼0.81%
ARI 4,436 ▲1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.71 ▼0.81 % ARI 4,436 ▲1.36 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.71 ▼0.81 % ARI 4,436 ▲1.36 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Uashingtoni dërgon për herë të parë aramtime për kurdët e Kobanes

ee694-486x350Ushtria amerikane dërgoi dje për herë të parë armatime, municione dhe materiale mjekësore për Kurdët e Sirisë, të rrethuar në qytetin Kobane, pranë kufirit turk, njoftoi qendra e komandës amerikane për Lindjen e Mesme dhe Azinë  Qendrore (CENTCOM).

“Tre avionë kargo të tipit C-130 zhvilluan fluturime të shumta duke dërguar materiale të dhëna nga autoritetet Irakiane për t’i mundësuar të rrethuarve në Kobane të rezistojnë ndaj ofensivës së grupit Shteti Islamik (ISIS)”, theksoi CENTCOM-i në një komunikatë. Ngarkesa e dërguar përmbante armatime të lehta, të dhëna nga autoritetet kurde në Irak.

Për Uashingtonin, parashutimi është mënyra më e mirë për të dërguar furnizime si dhe është gjithashtu një mundësi për t’i dhënë goditje të fuqishme ISIS-it. “Kur ne shohim mundësinë për të goditur ISIS-in nuk ngurojmë aspak, por veprojmë menjëherë”, theksoi një përgjegjës amerikan.

SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë bëjnë presion mbi Turqinë që të marrë pjesë në mënyrë më të drejtpërdrejtë kundër ISIS-it në Kobane, por Ankaraja është skeptike ndaj projektit për të armatosur Kurdët dhe ndërhyrjes ushtarake kundër xhihadistëve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.