☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -2.87% ETH $2,195 ▼ -2.85% XRP $1.3298 ▼ -1.72% SOL $81.9900 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Uber do të vijë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Wall Street Journal e quan Uber-in si programin më të kapitalizuar në botë. Ofrimi i një aplikacioni për udhëtimin, që shkakton shumë telashe për rregullin e taksive në të gjithë botën, është një kompani që po rritet shumë shpejt, duke arritur një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Në rajonin tonë Uber u lançua në dhjetor në Sofje të Bullgarisë. Njerëzit ishin të kënaqur të shihnin shërbimin, veçanërisht pamjen teknologjike, që bën një ndryshim të shpejtë. Gjithësesi, kompanitë e taksive janë të zemëruara dhe po bëjnë fushatë për heqjen e shërbimit në vend, për shkak të “ konkurrencës së pandershme, pasi nuk kërkon liçencë apo dokumentacion të shoferëve”.

“Ambicia e Uber është të jetë kudo, në çdo qytet progresiv, që ka nevojë për transport të sigurtë dhe efiçent. Ne po eksplorojmë mundësitë tona, përfshi Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë”, thotë një zëdhënës i Uber, për agjencinë digjitale.com.

Do të ishte interesante të shihje lançimin e këtij shërbimi dhe se si tregjet do e përshtasnin atë. Në Kosovë për shembull, mund të gjesh një taksi pa markë, dhe të paliçencuar shumë lehtë, dhe shërbimi ëshë i lirë dhe punon mirë, edhe pse autoritetet po përpiqen të liçencojnë dhe të eleminojnë atë që quhet “tregu i zi i taksive”.

Këta shoferë, që nuk duan t’i binden sistemit, mund të përdorin shumë lehtë Uber, dhe të vazhdojnë punën, teksa gjërat mund të lëvizin nga klasikja tek modernia, dhe disa marrëveshje mund të bëhen mes qeverisë dhe Uber, që shërbimi të ecë në mënyrë perfekte pa ndonjë problem apo protesta për konkurrencë të pandershme.

Në më pak se pesë vjet nga lançimi i tij, Uber ka ecur shumë shpejt në qytetet luksoze. Uber është në më shumë se 150 shtete në SHBA dhe në 55 vende të tjera në botë. Dhe kudo ku ndodhet kompania, çmimi i kompanive të taksive ndryshon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.