Ujësjellësi, thirrje qytetarëve: Kurseni ujin, mos e shpërdoroni
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë bërë që në disa zona në kryeqytet të nisë kufizimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Më problematike paraqitet situata në Komunën e Parisit, Unazën e Re, Kthesën e Kamzës dhe pika të tjera fundore të rrjetit të ujësjellësit.
Drejtoria e Ujësjellësit në Tiranë i kërkon qytetarëve të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm në mënyrë që të mund të mirëmenaxhojnë këtë situatë thatësire.
“Situata e furnizimit me ujë në Tiranë është në parametra të pranueshme, por për shkak të thatësirës dhe temperaturave të lartë ka pasur një rritje të konsiderueshme të konsumit të ujit të pijshëm. Probleme ka kryesisht tek Komuna e Parisit, zona e Sharrës, Kthesa e Kamzës, etj. I bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kursyer në përdorimin e ujit dhe të mos e shpërdorojnë atë”, deklaroi Ilir Hoxha, këshilltar për marrëdhëniet me publikun pranë UKT.
Sipas Hoxhës, rezervat ujore janë të mira si në Bovillë, Shën Mëri, Selitë dhe burime të tjera gati në 80% të kapaciteteve të tyre, por një sasi e konsiderueshme e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit shpërdorohet nga qytetarët, duke vadidur apo duke larë makinat.
Drejtoria e Ujësjellësit u bën thirrje konsumatorëve që të denocojnë kur konstatojnë raste të shpërdorimit të ujit nga njëra anë dhe po kështu të njoftojnë kur kanë probleme me furnizmin.