Ekonomia

Ujëvara e Sotirës, destinacion turistik që nuk duhet humbur

Ujëvara e Sotirës, një nga perlat e natyrës shqiptare, ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e Ujëvarës duhet të ecësh më pak se nje orë.

sotiraEmrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.
Ujëvara me nje lartesi gati 100 metra, qe buron nga mali i Tomorit, me bukurine e saj mahnitese ka bere te mundur qe te mos ngelet vetem e banoreve te zones, por te sjelle edhe vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia. Kjo ujëvarë ndodhet rreth dy orë larg Tiranës dhe është e vizitueshme kryesisht në stinën e verës. Por, në këtë zonë nuk është vetëm kjo ujëvarë, pasi zona e  Gramshit ka potenciale të mëdha turistike, siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Kanioni është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. sotira4Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akujt dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të muajit gusht. Në këtë periudhë, numri i vizitorëve rritet mjaftueshëm. Ndërsa Grabova njihet për historinë e saj e cila përfshin lidhjet mes të dy perandorive, romake dhe bizantine. Zona është e njohur për bukurinë, duke përfshirë peizazhin malor, kishat e lashta, urat shekullore etj.

Por, ajo që tërheq  vëmëndjen në këtë zonë  është  ujëvara  e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo dhe e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion  të preferuar për  shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjërdhe e paprekur nga dora e njeriut. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha në  shkëmbinjë  gëlqeror.  Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm  në një tokë përherë të gjelbëruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button