☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.32 ▲1.25%
ARI 4,149 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,793 ▼ -0.63% ETH $2,484 ▼ -0.74% XRP $1.3621 ▲ +0.02% SOL $106.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Ukraina

Ukraina çliron tre fshatra të tjerë në Donetsk, totali i kundërofensivës arrin në 16 vendbanime dhe 277 km²

Ushtarë ukrainas mbi një mjet raketahdhës Grad (foto arkiv)

Ukraina ka çliruar tre fshatra të tjerë nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetskut, duke e çuar në 16 numrin e përgjithshëm të vendbanimeve të rimarra në kundërofensivën e saj të fundit, siç njofton Reuters. Sipas komandantit të lartë që e bëri njoftimin të mërkurën, territori i çliruar arrin tani në 277 kilometra katrorë.

Operacionin po e zhvillon Korpusi i Tretë i Ushtrisë së Kievit në veri të Slovianskut strategjik, një nga dy bastionet kryesore të brezit të fortifikimeve që mban mbrojtjen ukrainase në lindje. Sulmet e fundit u zhvilluan rreth 30 kilometra në veri të qytetit dhe janë pjesë e përpjekjes për t’i dëbuar trupat ruse nga ajo zonë, operacion i shpallur muajin e kaluar dhe i pagëzuar “Vivaldi”.

Komandanti i korpusit, gjeneral brigade Andrii Biletskyi, tha në një video-mesazh se plani i Kremlinit për të pushtuar rajonet e Donetskut dhe Luhanskut nuk do të realizohet në të ardhmen e afërt. Donetsku dhe Luhansku, të pushtuara pothuajse tërësisht nga Rusia, përbëjnë Donbasin e pasur me minerale, ndërsa Moska kërkon që Kievi t’i lëshojë edhe 20 përqindëshin e Donetskut që ende e kontrollon, para se të ndalë luftimet.

Sipas Reuters, operacioni shumë i publicizuar vjen ndërsa forcat ukrainase synojnë t’i rimarrin Rusisë iniciativën në terren në vitin e pestë të luftës, edhe duke u mbështetur në teknologji dhe taktika të reja, në një kohë kur ritmi i përparimeve ruse në fushëbetejë është ngadalësuar këtë vit. Agjencia vëren se nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur raportimet nga fronti, ndërsa Rusia raporton rregullisht marrjen e fshatrave në vijën e frontit.

Njoftimi për përparimin në Donetsk erdhi në të njëjtën ditë kur Kievi akuzoi kompaninë SpaceX se ka kufizuar shërbimet Starlink duke dëmtuar misionet e tij me dronë, dhe kur sulmet e reja raketore ruse lanë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike — zhvillime që presidenti Volodymyr Zelensky i quajti mungesë respekti ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.