Ekonomia

Ukraina në ekonominë shqiptare – 51.9 mln euro shkëmbime tregtare në 2023-shin, më shumë se një vit më parë

Pavarësisht dobësimit të marrëdhënieve tregtare mes Ukrainës dhe disa vendeve të Europës kjo nuk ka ndodhur me Shqipërinë, pasi eksportet dhe importet vijojnë. Edhe pse Shqipëria është deficitare në tregtinë e mallrave me Ukrainën pozicioni tregtar i saj u përmirësua lehtë në katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë vitit 2022, Shqipëria importoi dhe eksportoi nga Ukraina afro 5 miliardë lekë mallra ndërkohë që në vitin pasues, pra në vitin 2023, ka patur një rritje të vlerës së importeve dhe eksporteve totale në 5.4 miliardë lekë ose me 0.08%.

‘Scan Intel’ ka analizuar marrëdhënien e shkëmbimit Ukrainë-Shqipëri në vlerë dhe në peshë që nga viti 2020 për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie mes shteteve është forcuar apo dobësuar me luftën. Sipas analizës së shifrave në katër vitet e fundit konstatojmë se vlera dhe pesha e importeve kanë qenë në trend rritës. Vlera më e lartë e importeve u shënua në vitin 2023 ndërsa vlera më e ulët në vitin 2021. Në harkun kohor të 4 viteve importet janë rritur nga 3.7 miliardë lekë në 4.3 miliadë lekë. Nëse e shprehim në vlerë nominale kjo rritje është 13.5%.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe përsa i përket peshës së mallrave të importuara nga Ukraina rezulton se më shumë mallra janë importuar në vitin 2023. Në vlerë absolute themi se pesha e mallrave ishte 70.1 milionë kg. Por çfarë produktesh importon Shqipëria nga Ukraina? Sipas të dhënave, produktet që kanë kryesuar janë vaji, produktet bulmetore ,vezët dhe mobiljet.

Edhe pse në terma të përgjithshme marrëdhënia e shkëmbimit të mallrave mes Shqipërisë dhe Ukrainës është e qëndrueshme, shifrat tregojnë se Shqipëria rezulton me deficit tregtar pasi importet nga Ukraina janë 4 herë më të larta se eksportet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button