☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,955 ▼ -0.01% ETH $2,494 ▲ +0.63% XRP $1.4127 ▼ -0.28% SOL $105.9800 ▲ +2.08%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Bota

NUUK – Von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së

NUUK, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, në një vizitë dyditore që synon të rikonfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për territorin autonom danez, disa muaj pas krizës së shkaktuar nga ambiciet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit arktik.

Gjatë vizitës së saj, Von der Leyen pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e Groenlandës dhe kryeministren daneze, ndërsa në agjendë është edhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët mes BE-së dhe Groenlandës.

“Ne jemi një familje”, deklaroi Von der Leyen pas mbërritjes në Nuuk, duke përcjellë mesazhin se Groenlanda duhet të forcojë lidhjet e saj me Evropën.

“Çfarëdo që ndodh në Arktik ndikon drejtpërdrejt në pjesën tjetër të Evropës dhe një partneritet i fortë me Groenlandën është thelbësor për pozicionin tonë në rajon”, deklaroi komisioneri evropian Josef Sikela, i cili shoqëron Von der Leyen gjatë vizitës.

Në fillim të vitit, deklaratat e Donald Trump për Groenlandën shkaktuan një krizë të rëndë mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Presidenti amerikan kishte përmendur edhe mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë kontrollin e territorit, i cili ka rreth 57 000 banorë.

Tensionet u zbutën pas krijimit të një grupi pune mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara, që synon të gjejë një zgjidhje afatgjatë për situatën.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka vazhduar të shprehë solidaritetin me Groenlandën dhe Danimarkën, duke e shoqëruar këtë mbështetje me premtime për investime.

Gjatë vizitës, Von der Leyen mund të njoftojë një paketë të re financiare prej rreth 200 milionë eurosh për Groenlandën, ndërsa theksi do të vendoset te përmirësimi i lidhjeve dhe infrastrukturës, energjia e pastër dhe lëndët e para kritike./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.