☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,596 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,934 ▲ +1.96% ETH $2,076 ▲ +4.25% XRP $1.3540 ▲ +1.91% SOL $84.6400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

UKT: Uji në Bovillë mbi nivelin, do hapim portat. Banorët pranë lumit Tërkuzë të kenë kujdes

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar pasditen e sotme se për shkak të rritjes së nivelit në Ujëmbledhësin e Bovillës është e detyruar të hap portën e shkarkimit. UKT shprehet se hapja e portave të shkarkimit do të bëhet në mënyrë të kontrolluar në orën 17:00 dhe derdhja do të vijojë deri në rikthimin e ujit në parametrat normal.

BovillaMegjithatë UKT njofton banorët se nuk ka vend për shqetësim por ata që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës duhet të tregohen të kujdesshëm.

“UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, niveli i ujit në Ujëmbledhësin e Bovillës ka arritur në 318.5 metra. Për këtë arsye është e domosdoshme hapja e portës së shkarkimit në bazë të rregullores së shfrytëzimit të digës.

Hapja e portës do të bëhet rreth orës 17 të ditës se sotme. Për pasojë prurjet e lumit Tërkuzë pritet të rriten në mënyrë të ndjeshme. Hapja e portës do të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe në përputhje me të gjitha rregulloret dhe kjo procedurë do të vazhdojë deri në rikthimin e nivelit të ujit në parametrat normal.

UKT garanton qytetarët se nuk ka vend për shqetësim por nga ana tjetër paralajmërojmë banorët që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës që të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës që portat e shkarkimit do të jenë të hapura”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.