☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ulje drastike çmimesh në Durrës, banorët: Banesat me 10 euro nata

Sezoni turistik i këtij viti ka shënuar ulje drastike të çmimeve në plazhin e Durrësit. Shkak është bërë ulja e numrit të pushuesve nga Kosova, të cilët janë edhe frekuentuesit e rregullt të plazhit më të madh të vendit tonë.

Banorët pohuan për Gazetën Shqiptare se i japin banesat me 10 euro nata. Ndërsa, akomodimi për fjetje e qëndrim në një javë është 70 euro në një banesë private me kushte normale.

Banorët në zonën e plazhit, ata që japin dhoma me qira , bëjnë me dije se çmimet e banesave variojnë nga 10 deri në 15 euro nata, ndërsa në hotele 25 deri në 50 euro nata, sipas shërbimeve që ofrojnë. Ndërsa nga ana tjetër e plazhit, nga krahu i rrugës, çmimet variojnë nga 7 deri në 10 euro nata.

“Çmimet në plazhin e Durrësit janë të arsyeshme. Jemi të kënaqur, pasi në Sarandë çmimet janë shumë të larta. Një banesë e thjeshtë dhe jo me komoditetin që ofrohet në Durrës kushton 50 euro nata”, thanë pushuesit nga Kosova. Sipas banorëve një tjetër arsye e rënies së pushuesve nga Kosova është edhe ndalimi i autobusëve me pushues nga Kosova që në fillim të muajit Korrik.

Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pushuesit vendas janë të paktë. Disa prej hoteleve në këtë zonë janë të zëna në kapacitet 100% me turistë polakë, hungarezë, serbë dhe boshnjakë, të cilët mbërrijnë në grupe të organizuara nëpërmjet agjencive turistike.

Hotelierët u shprehën se 15 deri në 20 për qind janë pushues nga Kosova që jetojnë në vendet e Europës, ndërsa 80 për qind janë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.