☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.40 ▲2.66%
ARI 4,674 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,761 ▼ -0.46% ETH $2,108 ▼ -0.94% XRP $1.3169 ▼ -1.54% SOL $79.8000 ▼ -2.7%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Ulqini: Reforma zgjedhore kryefjalë, opozita jashtëparlamentare e ftuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini i ftuar në një studio televizive, foli ndër të tjera edhe për nisjen e punës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, teksa theksoi se kryefjalë e punës së Kuvendit është reforma zgjedhore, ku opozita jashtëparlamentare është e ftuar të marrë pjesë.

Sipas tij kryefjalë e mazhorancës sot është reforma zgjedhore. “Së pari, duhet të realizojmë sa më shpejt reformën zgjedhore sipas asaj që adreson OSBE. Së dyti, implementimi i Reformës në Drejtësi. Së treti, duhet të nxisim qeverinë të ndërmarrë nisma ligjore sa më cilësore. Tjetër forcimi i kontrollit parlamentar, janë 23 institucione të pavarura që burojnë nga Kuvendi e ne duhet të bëjmë rregullimin dhe monitorimin e tyre”, – tha Ulqini.

“Nga 58 deputetë që kishte opozita, 40 janë zëvendësuar në respekt të procedurave parlamentare dhe është përshëndetur nga ndërkombëtarët. Sa i takon cilësisë, kjo i takon opozitës, jo ne si mazhorancë”, – tha Ulqini.

“Kam qenë anëtar i komisionit të reformës zgjedhore. Kemi pasur 6 çështje të rëndësishme, por opozita u tërhoq në mënyrë të pakuptueshme. Tashmë detyra jonë është të kthejmë në ligj adresime të OSBE/ODIHR-it. Dua të them që ardhja e opozitës së re ka sjellë dhe reformim të anëtarëve të këtij komisioni”, – shtoi Ulqini.

“Opozita e mëparshme ka kërkuar rregullimin me ligj votimin dhe numërimin elektronik. Ne si mazhorancë kërkuam votimin e emigrantëve, janë 1.3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë”, – shtoi Ulqini.

“Rëndësi ka që të miratohen kërkesat e OSBE, pavarësisht se mund të shtyhet 1 muaj po 2 muaj afati i punës së komisionit. Ne kemi bërë ftesë që opozita jashtë parlamentit të marrë pjesë në këtë komision dhe të ketë të drejtë vetoje, pra vota e saj të barazohet me 10 votat e anëtarëve të këtij komisioni, por kushti i vetëm është zbatimi i kërkesave të OSBE-së”, – vijoi ai.

“Ne po bëjmë detyrën tonë që është e caktuar në Kushtetutë, për sa i përket rolit të Presidentit. Ne kemi përcaktuar se dekreti i Presidentit ishte antikushtetues. Ne kemi ngritur një komision hetimor që po punon në bazë të Kushtetutës, do të kemi dhe  përgjigjen e Komisionit të Venecias dhe pasi të përfundojnë të gjitha këto parlamenti do të miratojë një dokument, ky dokument nuk e shkarkon Presidentin, pasi ky dokument i kalon Gjykatës Kushtetuese, pasi instanca e fundit është Gjykata Kushtetuese”, – tha ai.

Sipas Ulqinit, “Reforma në Drejtësi është radikale, e pangjarë më parë, është një reformë e suksesshme që i bën nder Shqipërisë, që e përgëzon Shqipërinë dhe mbështetet nga BE dhe SHBA, si dhe është një reformë që mund të jetë arsyeja themelore për hapjen e negociatave”, – vijoi ai.

Duke iu referuar akuzave të opozitës për kapjen e Reformës në Drejtësi nga mazhoranca, Ulqini theksoi se “nuk kjo është e vërtetë, sepse procesi është monitoruar nga ndërkombëtarët që e ndjekin nga afër. Opozita e ka refuzuar, ose nuk ka marrë pjesë, ose ka votuar kundër. Ne nuk na tregon dot me gisht, është përtej interesave të kësaj mazhorance”, – tha Ulqini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.