🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +0.3% ETH $2,153 ▲ +0.27% XRP $1.4459 ▼ -0.36% SOL $90.4700 ▲ +1.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Unifikimi i Tregut, Ahmetaj në Kosovë: Shfrytëzoni portin e Durrësit

Në tryezën “Dialogu ndërshtetëror: të bërit biznes dhe sfidat e qasjes në tregjet respektivë”, organizuar sot në Prishtinë me pjesëmarrjen e ministrit të Financave Ahmetaj, homologu i tij Hoti tha se sot do të arrihen dy marrëveshje mes dy shteteve në fushën e lehtësimit të procedurave me qëllim nxitjen e tregtisë mes dy vendeve.

Ministri i Financave në Kosovë Hoti tha se ende duhet punuar për unifikimin e tregut të përbashkët dhe do të hapen rrugët për heqjen e barrierave që kanë mbetur ende, ato kufitare dhe tregtare.

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se janë në përpjekje të thjeshtësojnë procedurat doganore dhe tregtare. Më tej bëri të ditur se në Doganën shqiptare është urdhëruar që të punohet 24 orë për t’i lehtësuar punë eksportuesve. Ai ftoi importuesit kosovarë të shfrytëzojnë portin e Durrësit, që ky port të funksionojë si ndalesa e fundit për importuesit kosovarë. Gjatë bisedës, në takim u ngrit edhe shqetësimi i sipërmarrjes shqiptare të cilët në terminalin doganor në Kosovë kanë tarifën prej 40 euro.

Ahmetaj deklaroi se unifikimi i tregut duhet të ndodhë, por është në proces që bëhet hap pas hapi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.