Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.08 ▲2.83%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,912 ▼ -0.63% ETH $2,179 ▼ -2.55% XRP $1.3315 ▼ -2.9% SOL $82.0300 ▼ -2.96%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Unioni pro listës së SHBA: Të shkarkohen. Gjin Gjoni? Të vijë dosja

Unioni i Gjyqtarëve bën thirrje për disponimin nga autoritet shqiptare të drejtësisë të listës së gjyqtarëve të korruptuar që u është refuzuar viza nga ambasada amerikane.

Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i unionit Gert Hoxha u bashkua me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtarëve që ndodhen në këtë listë.

“Këto duhet t’u kalojnë organeve, prokurorisë apo inspektorateve që t’i shqyrtojë dhe në fund nëse rezultojnë të vërteta patjetër që masa më e përshtatshme është ajo që ka deklaruar dhe ministri. E rëndësishme është që ky informacion të depozitohet atje ku duhet”, thotë Gert Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

Por ndërsa drejtësia është në pritje të kësaj liste, Top Channel ka publikuar emrin e njërit prej tyre që i është refuzuar viza. Ai është Gjin Gjoni, gjyqtar në Apel dhe anëtar i KLD-së.

“Është një gjyqtar që sipas jush ka një problem, i takon atij të japë shpjegime, të vihet përpara organeve të drejtësisë, apo vendimarrëse administrative. Dhe nëse do të rezultojë, jo vetëm Gjini, po kushdo tjetër do të përballet me pasojat që të jep ligji”, tha Hoxha.

Në një kohë që ILDKP ka kallëzuar për një vit 16 prokurorë e gjyqtarë që dyshohet se kanë fshehur pasuri edhe kreu i Unionit mendon se evidentimi i të korruptuarve nis nga zbardhja e pasurive. “Me kontroll të vazhdueshëm nga persona kompetentë, kontroll të pasurive, të dijeve të tyre”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.