Unioni Shqiptar Kursim Kredi-Institucion financiar në shërbim të fermerëve
Unioni Shqiptar Kursim Kredi është krijuar më 25 janar 2002 në bazë të Ligjit 8782 “Për Shoqërië e Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre”, kurse shoqëritë e para të Kursim Kreditit u krijuan në vitin 1992.
Vitet kalojnë dhe në të njëzetekatërtin-shënon sivjet, Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka aritur të jape mbi 100 mijë kredi anë e mbanë vendit, duke bërë të suksesshme mijëra projekte të vogla në bujqësi, blegtori, agropërpunim,turizëm etj. duke krijuar një edukatë pune që nuk ekzistonte më parë, atë të kredidhënies e të kredimarrjes. Në këtë vit Unioni SHKK ka hyrë me ambicien për zgjerimin e shërbimeve dhe kredidhënies edhe për kategori të tjera si për mekanikën bujqësore, etj, me ëndrrën për tu bërë pjesë e sistemit bankar, tashmë si bankë Agrare.
Një historik i shkurtër për unionistët…..
Ka qënë e 25-ta ditë e Janarit ashtu sikurse dhe sot. Po si në këtë ditë të vitit 2002 në bazë të Ligjit 8782 “Për Shoqërië e Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre”, është krijuar Unioni Shqiptar Kursim Kredi, natyrisht i liçensuar nga Banka e Shqipërisë, tashmë si institucion financiar me mision mbështetjen financiare e teknike të shoqërive të kursim kreditit të cilat janë institucione financiare të fshatit, të themeluara dhe të menaxhuara nga vetë antarët për nxitjen e biznesit prodhues në zonat rurale. Por Unioni ishte produkt i krijimit, zhvillimit dhe konsolidimit të Shoqërive të Kursim Kreditit të cilat i kishin fillesat e tyre në vitin 1992 e ku patën rezultate të shkëlqyera në financimin e fermerëve. Ishte një praktikë organizimi financiar midis disa fshtatarëve, organizim i cili në vendet perëndimore kishte më shumë se një shekull që funksiononte e që me fillimin e tranzicionin Banka Botërore e solli në Shqipëri duke dhënë edhe financimin fillestar për këtë praktike të re ekonomike e cila tashmë është shtrirë në të gjithë vendin.
Fillimi ishte fat se vit pas viti shënon shndrimin në një institucion të vërtetë mikrofinance me zgjerim klientele dhe gamën e shërbimeve financiare. Po, kur cilëson vitet, nuk të shuhet nga kujtesa krijimi i tre shoqërive të para të Kursim Krediti në tre rrethe të vendit dhe konkretisht: në Gjinar e Kuqan të Elbasanit, në Llakatund të Vlorës dhe në Petrela të rrethit të Tiranës, ku jeshilllëku i produkteve të fermerëve nuk shuhet në asnjë stinë të vitit.
Cani: Unioni-një hap i madh cilësor për kreditimin rural
Duke përshëndetur, para dy vitesh, Asamblenë e Përgjithshme, Unionit Shqiptar Kursim Kredi, Shkelqim Cani, ndofta i pari ministër Financash që zbret në tavolinat e unionisteve, ndofta edhe pse Cani vite më parë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, holli firmën në vitin 2002, me bindje për liçensimin e Unionit të tanishëm vlerësoi maksimalisht kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin e biznesit në zonat me thella, me rurale të vendit.
“Duke ditur që fillimet e Unionit Shqiptar Kursim Kredi datojnë prej vitit 1992, mund të themi pa ndroje që institucioni juaj është po aq i vjetër sa vetë sistemi bankar shqiptar. Dhe kjo është padyshim, meritë e pakontestueshme e të gjithë përfaqësuesve të shoqërive. Projekti juaj asokohe arriti të ofronte një alternative të qëndrueshme dhe mjete financiare të përshtatura për fshatarët vërtet të varfër në atë kohë. Produktet financiare të ofruara nga SHKK-të ndikuan për një integrim më pro-aktiv dhe më të shpejtë të fermerëve në tregun e lirë dhe mbi të gjitha në një përmirësim të nivelit të jetesës së tyre. Njerëzit gradualisht iu rikthyen pronës dhe tokës, me objektivin dhe vullnetin për të siguruar një jetesë më të mirë familjare”.
Krijimi i Unionit Shqiptar Kursim Kredi, në fillim të vitit 2002, mbi këtë baze, shënoi një hap të madh cilësor dhe hapi një perspektivë të re për kreditimin rural në përgjithësi. “Në këtë periudhë, tha Cani, kam patur nderin të mbuloja pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe është pikërisht atëherë që Unioni Shqiptar Kursim Kredi mori formën juridike me të cilën njihet sot. Me kënaqësi, konstatoj që Unioni Shqiptar Kursim Kredi është konsoliduar si institucioni lider i financimit të fshatit shqiptar”. Duhet thënë se janë 24 vite përpjekje dhe sakrifica për të ndërtuar këtë histori suksesi.
Konini: Unioni-lider në financimin e fermerëve
Zana Konini është Kryetare e Bordit Drejtues të Unionit Shqiptar Kursim Krediti. Ajo e konsideron institucionin që drejton si “banka e fshatit”. Ajo thotë se “Unioni Shqiptar Kursim Ktredi është lider në financimin e fermerëve shqiptarë”. “Vit pas viti është rritur interesimi çka duket në shtrirjen gjeografike, rritjen e numrit të antarëve, shtimin e kredive, por edhe në kthimin e saj”, thotë Konini. Gjatë këtyre viteve Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka patur vlerësime edhe në kuadër ndërkombëtar si nga platforma botërore e mikrofinancës MIX, e cila e ka klasifikuar Unionin në 20 institucionet më të mira, apo marrja e Çmimit Ndërkombëtar të Argjendtë për Transparencën dhe raportimin e teguesve scialë.
Viti 2015 me 6300 kredi të reja në 1.100 fshtra she 17 rrethe
Unini Shqiptar Kursim Kredi nga viti ne vit është më i pranishëm në shumë rrethe, numri i antarëve ka ardhur në rritje dhe për pasojë edhe kreditë e dhëna për fermerët. Kështu gjatë vitit 2015 u dhanë në zonat rurale 6.300 kredi të reja për zhvillimin e fermave dhe sipërmarrjeve rurale. Aktualisht institucioni numëron afro 50.000 antarë-fermerë ku gjatë periudhës 12 mujore, janë shtuar mbi 3,000 anëtarë të rinj, ku rreth 20% janë femra dhe është i shtrirë në 1.000 të 17 rretheve të vendit ose në 50% e popullatës rurale.
Ja kronologjia e rritjes së antarësisë në 15 vitit e fundit. Në vitin 2001 kishte 2.159 antarë, në vitin 2014 kishte 10.584 antarë, në vitin 2007 kishte 20.457 antarë, ne vitin 2010 kishte 31.027 antarë dhe në vitin 2014 kishte 40.472 antarë.
Ne mungese te sistemit bankar ne fshat eshte Unioni Shqiptar Kursim Kredi që e ka mbushur këtë boshllëk. Vetëm struktura të tilla si Unioni dhe Shoqëritë Kursim Kredi mund të operojnë suksesshëm në zonat rurale të vendit. Fakt është se ofrohen shumë lehtësira për fermerin gjatë gjithë procesit te kredidhënies, duke ditur problemet që ka sot zona rurale si mungesa e kolateralit klasik dhe hezitimi i bankave për kreditimin e fermerëve. Përvec garancisë solidare, lehtësira të tjera që ofrohen në marrjen e kredisë janë disbursimi i shpejtë, interesi shumë i favorshëm dhe transperenca në kostot e deklaruara të kredisë.
2 milirdë lekë kredi të reja
Viti 2015 është karakterizuar nga një trend pozitiv rritje ne treguesit e kredidhenies, duke konfirmuar për konsolidimin e mëtejshëm te aktivitetit financiar. Në total për periudhen 12 mujore ka pasur disbursime të 6,300 kredive të reja me një shumë prej 2 miliardë lekë. Kreditë janë disbursuar kryesisht për financimin aktiviteteve bujqësore (sera, perime, vreshtari, pemëtari, ullishte), blegtorale (mbarështim gjedhësh, të imta, derra, shpendësh), qe zënë peshën specifike më të madhe në portofolin e kredisë (67% ndaj totalit). Për vitin 2015 portofoli i kredive ishte 2.658.518.686 lekë, kurse portofoli i depozitave rezultoj me 2.357.998.136 lekë. Gjatë vitit 2015 ecuri ka patur edhe kredia familjare ose konsumi familjar e cila është prezantuar për herë të parë gjate vitit që kaloi.D.K.