Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr pjesë në Forumin XIII Global në Baku
Një delegacion i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) po merr pjesë në Forumin XIII Global në Baku, një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare për dialogun mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në botë.
Delegacioni i universitetit përbëhet nga Presidenti dhe Themeluesi i UMSH-së, Akademik Anastas Angjeli, Prorektori Prof. Asoc. Dr. Arben Cici dhe Dr. Elona Shehu.
Forumi, i cili zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, u hap nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe këtë vit mban temën “Bridging Divides in a World in Transition” (“Kapërcimi i ndarjeve në një botë në tranzicion”).
Gjatë ditëve të forumit, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi, liderë botërorë të politikës, biznesit, kulturës dhe akademisë po shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në arenën ndërkombëtare, sfidat globale dhe mënyrat më efikase për t’u përballur me to.
Pjesëmarrja e delegacionit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në këtë forum ndërkombëtar konsiderohet një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe përfshirjen e universiteteve shqiptare në debatet globale mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të kohës




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.