🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,444 ▼ -1.91% ETH $2,201 ▼ -1.75% XRP $1.3312 ▼ -1.16% SOL $82.0600 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë: Jo arrestime pa u provuar fajësia e mjekëve

Pas arrestimit të dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” për rastin e vdekjes së një gruaje 35-vjeçare dhe foshnjes së saj, ka ardhur reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë. UMSh ka bërë me dije se është “kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme qëçojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre”.
“U.M.SH.ka ndjekur me vëmendje rastin e rëndë të ndodhur në këtë maternitet. Para së gjithash ne shprehim dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet ndaj familjarëve për këtë humbje. U.M.S.H nuk merr përsipër të japë para kohe përfumdimet mbi rastin në fjalë, të shkaktuar nga një patologji e rëndë e rallë dhe e vështirë. Në pritje të konkluzioneve të sakta dhe shkencore, për të cilat  po punohet dhe ne jemi seriozisht të interesuar për to, e shohim të domosdoshme të shprehim qëndrimin tonë, ashtu siç kemi vepruar edhe herë të tjera në të tilla raste. Ne jemi kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme qëçojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste”, lexohet në komunikatën e UMSh-së.
“Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, por përkundrazi, thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi. U.M.SH.është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet e theksuara më sipër”, përfundon reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.