☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.06 ▼3.56%
ARI 4,487 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,188 ▼ -0.59% ETH $2,142 ▼ -0.27% XRP $1.4095 ▼ -1.34% SOL $90.1300 ▼ -1.54%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Urimet për Bajram, Basha reciton Kur’anin; Majko: Më shumë mend në kokë politikanëve

Presidenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët për festën e Fiter Bajramit.

“Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen”, ka thënë Nishani në mesazhin e tij.

Kreu i shtetit është shprehur se, “kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë e vullnet”.

“Në këtë ditë madhështore ju dëshiroj shëndet, begati, ndriçim të shpirtit”, ka shtuar Nishani.

Basha: Gëzuar Bajramin. Zoti bekoftë Shqipërinë

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është bashkuar urimeve drejtuar besimtarëve me rastin e Fiter Bajramit.

“Gëzuar Fitër Bajramin çdo shqiptari. E di se Muaji i Ramazanit ka qënë një sakrificë e madhe për të gjithë agjeruesit, me ditë të gjata e të nxehta. Uroj që Zoti t’ua pranojë sakrificën dhe agjerimin si një ndjesë dhe si një bekim për të gjithë shqiptarët dhe kombin shqiptar. Këto janë ditë të vështira për mijëra familje. Janë ditë të pasigurisë, të varfërisë. Por festa e sotme është edhe një simbol shpresë dhe besimi”, ka thënë Basha.

Në mesazhin e tij, Basha ka cituar edhe vargjet e Kur’anit.

“Prej ditës së parë të Ramazanit më kanë mbetur në mend katër vargje të Kuranit të cilat me lejen tuaj do desha t’i kujtoj sot publikisht. Një sure e Kuranit që quhet Ndiçimi. Në mesditë kur shndrit dielli e natën kur erresia bie, Zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty nuk është. E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Gëzuar Bajramin!”, ka thënë Basha.

Majko: Bajrami u sjelltë më shumë mend politikanëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë këtë të martë një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me rastin e Fiter Bajramit.

Në mesazhin e tij, përveç se ka uruar besimtarët, zoti Majko ka dhënë edhe një porosi për politikanët.

“Të gjithë besimtarëve gëzuar! Ju sjelltë Bajrami shëndet e të mira, ndërsa ne politikanëve pak më shumë mend në kokë”, ka thënë Majko.

Veliaj: Bajrami të na bëjë më solidarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Bajramit të Madh.

I shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Veliaj zhvilloi një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku edhe i përcolli urimet e tij kreut të këtij komuniteti, Skënder Bruçaj.

Veliaj theksoi se në të përditshmen tonë, ditë të tilla na shërbejnë për të kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që në muajin e Ramazanit sakrifikuan jo vetëm prej vetes së tyre, por sakrifikuan edhe të ardhurat e tyre për të qenë më solidarë. I falenderoj me gjithë zemër sepse e kanë bërë Tiranën më bujare dhe shumë më bashkëpunuese”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.