Ekonomia

USAID mbështet investimet në Dibër për linjën e përpunimit të frutave

Prodhimi vendas bujqësor, po përshpejton ritmet e rritjes duke i hapur rrugë jo vetëm zgjerimit të eksportit por dhe investimeve të reja në fushën e përpunimit agro.

agro5Ekspertë të projektit AgroKapital (CBS) USAID, po mbështesin biznesin në qarkun e Peshkopisë, në veri të vendit, në financimin e një investimin të ri në sektorin e agrobiznesit, për një linjë moderne të proçesimit të frutave.

Nëpërmjet mbështetjes së CBS, agrobiznesmenet do te përfitojne një grant dhe një kredi, për të mbështetur një pjesë të financimit të linjës së re te perpunimit te molles. Ky investim shënon një arritje të rëndësishme për fermeret e zonet që kane zhvilluar një segment të ri strategjik, përpunimin e mollëve të cilësisë së tretë, për të prodhuar një produkt të ri, lëngun e mollës.

Ky investim pritet te sjell një zgjidhje efektive për problemin e konsumit te superprodhimit te molles ne kete zone dhe tregtimin e mollëve të cilësisë së tretë, të cilat nuk mund të shiten tek konsumatorët. Ky investim në të njëjtën kohë, sjell në treg një produkt të ri dhe u ofron klientëve një lëng molle natyral dhe cilësor, të prodhuar sipas standardeve ndërkombëtare.

agro2Linja e re e prodhimit do të rrisë gjithashtu edhe mundësitë e punësimit në kompani, me 7 vende të reja pune që do t’u ofrohen profesionistëve të fushës, të cilët do të trajnohen mbi përdorimin e teknologjisë së re. Punonjësit ekzistues do të përfitojnë gjithashtu nga trajnimet, që do t’i ndihmojnë të rriten e të zhvillohen më tej profesionalisht.

Në rrethin e Dibrës, bujqësia është sektori i cili ka numrin më të madh të të punësuarve, kjo sepse të gjithë personat në moshë pune konsiderohen të vetë-punësuar në bujqësi. Relievi dhe kushtet klimaterike favorizojnë zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë duke lejuar kultivimin e një numri të konsiderueshëm produktesh bujqësore. Produktet më tipike të zones janë mollët, patatet, fasulet, dardhat, kumbullat, qershitë dhe arrat, etj., të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm ekonomik për jetesën e banorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button