🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.00 ▲1.31%
ARI 5,007 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,529 ▲ +2.07% ETH $2,174 ▲ +3.74% XRP $1.4432 ▲ +2.78% SOL $91.9600 ▲ +4.58%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vaji toksik i KEDS-it po rrezikon Prishtinën

Një vendim i drejtorit të rrjetit të KEDS-it, Mehmet Koç për riparimin e transformatorëve dhe ndërrimin e vajit të tyre në tri lokacione në Prishtinë, është duke u hetuar nga institucionet përgjegjëse për shkak të dyshimeve për rrezikim të jetës së qytetarëve.

Tre transformatorët që ndodhen në qendër të Prishtinës, dhe afër drejtorisë së KEDS-it kanë qenë të mbushur me vajin toksik që konsiderohet të jetë helmues, e që i njëjti është jashtë përdorimit që nga vitet 90-ta.

Zyrtarë brenda KEDS i kanë thënë Gazetës Fjala se Mehmet Koç nuk kishte përfillur rekomandimet e punëtoreve të që të mos nxirret vaji kancerogjen i këtyre transformatorëve për shkak të rrezikshmërisë së madhe, për të cilën punë KEDS nuk është i autorizuar.

“Ai ka dhënë urdhër për nxjerrje të këtij vaji me emrin PCB, duke e deponuar të njëjtin nëpër bure të cilën sot e saj dite qëndrojnë në ambient të hapur në sasi prej 1500 litrave”, ka thënë.

Më këtë rast janë të njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

“Në koordinim edhe me prokurorinë themelore në Prishtine dhe inspektorët e mjedisit të ministrisë kompetente, jemi duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar të gjitha dyshimet që janë ngritur në këtë çështje”, ka thënë për Gazetën Fjala Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, inspektorët e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dy herë i kanë inspektuar lokacionet ku po mbahet vaji, i cili në kontakt me ambientin dhe njerëzit shkakton rrezik për jetën.

Fadil Maxhuni nga zyra për informim e kësaj ministrie tha se në vizitën e parë me datë 27 janar në trafostacionin 3/35 KV/10 në Prishtinë ishte konstatuar se në këtë lokacioni gjenden 36 fuqi secila me nga 210 L. “Vajra të përdorura që sipas zyrtarëve të KEDS janë vajra PCB”.

Sipas Maxhunit në këtë lokacion janë vendosur ato para një muaji.

“Dhe janë vendosur në vend ku nuk kanë qasje qytetarët pos personit (rojes) që është përgjegjës”, ka bërë të ditur ai.

Nga ana tjetër, në KEDS thonë se për shkak të vjetërsisë së trafove është dashur intervenimi dhe ndërrimi i vajit.

Por që sipas zëdhënësit Viktor Buzhala duke mos pasur në Kosovë një laborator të specializuar që mund të përcaktojë se çfarë përmbajtje ka kjo lëndë, ato janë dërguar për analiza në dy laboratorë në Itali dhe Mal të Zi.

Deri atëherë, sipas Buzhalës, këto vajra janë siguruar që të mos rrezikojnë qytetarët.

KEDS është urdhëruar nga inspektorati që të përkujdeset per ruajtjen e këtyre vajrave deri ne destinimin e tyre për riciklim ose shkatërrim te tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.