☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.47 ▼4.2%
ARI 4,548 ▲3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,962 ▼ -0.12% ETH $2,169 ▲ +0.33% XRP $1.4197 ▼ -0.4% SOL $92.0800 ▲ +0.48%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

“Varrezat greke”, komisioni i përbashkët mblidhet më 20-21 tetor në Athinë

Në datat 20 dhe 21 tetor mblidhet në Athinë Komisioni i përbashkët shqiptaro-grek, i ngritur për zgjidhjen e çështjes së varrezave të ushtarëve grekë, që janë vrarë në Shqipëri gjatë luftës së 2 botërore.

Komisioni, qëllimi i të cilit është t’i hapë rrugë një proçesi human në respekt të të rënëve, ka takimin e radhës ku do të diskutohen çështjet e pazgjidhura. Mbledhja e komisionit të përbashkët zhvillohet pak ditë pas takimit të kreut të Kuvendit Ilir Meta me presidentin grek Pavlopulos, i cili duke kujtuar vuajtjet e dy popujve në të kaluarën, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shpreh se ka ardhur koha të përfundojë historia e të rënëve, të cilët duhet ta kenë më në fund një varr.

Kryeparlamentari Meta tha pas takimit se kjo gjë mund të realizohet, pasi Shqipëria është një vend me standarde ndërkombëtare. Sipas Metës, kërkesa e Greqisë ka gjetur një zgjidhje në vetë marrëveshjen midis dy vendeve dhe dy qeverive në fillimin e këtij procesi.

Meta bëri të ditur për mediat se pas pak kohësh do të rimblidhet komisioni i përbashkët për këtë çështje. “Ne jemi një vend demokratik, jemi një vend evropian, ka standarde ndërkombëtare, të cilat jemi angazhuar që t’i respektojmë dhe në këtë drejtim besoj se do të ecet me vullnet pozitiv për të respektuar këto ndjeshmëri”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.