🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▼ -1.3% ETH $2,364 ▼ -1.46% XRP $1.2809 ▼ -2.88% SOL $101.4400 ▼ -2.84%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Varshava: Evropa ka probleme më të mëdha se fitorja e Donald Trump

Bashkimi Evropian ka probleme më të mëdha se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale, deklaroi kreu i diplomacisë polake, Witold Waszczykowski, pas një takimi me homologët në Bruksel.

Polonia i bashkohet gjithashtu vendeve si Hungaria dhe Britania e Madhe, që ky takim i thirrur nga shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini ishte i parakohshëm pasi politika e jashtme e Trumpit nuk është përcaktuar ende.

“Kam thënë, gjatë këtij takimi, se Evropa ka shumë probleme, por jo me Amerikën”, theksoi kreu i diplomacisë polake, deklaratat e të cilit u publikuan nga stacionet e televizioneve polake.

“Edhe pse ne nuk e shohim Donald Trumpin si një ëngjëll, ai nuk është “një fëmijë me probleme” që do kërkonte marrëdhënie të veçanta”, shtoi ai.

Witold Waszczykowski citoi problemet e Bashkimit Evropian si zona euro dhe monedha e përbashkët, institucionet, dalja e parashikuar e Britanisë së Madhe nga BE, konfliktet ekzistuese të fqinjësisë mes Rusisë dhe Ukrainës, në Siri, në Libi dhe të ardhmen e partneritetit lindor.

“Këto janë problemet për të cilat ne duhet të shqetësohemi dhe jo zgjedhjet në SHBA, vend me demokraci solide”, konfirmoi ai.

“Shqetësimi i veçantë i manifestuar nga BE përsa i përket marrëdhënieve me SHBA-në është pak i ekzagjeruar”, nënvizoi Waszczykowski.

Disa ministra refuzuan ftesën e shefes së diplomacisë evropiane, Mogherini, si britaniku, Boris Johnson, i cili nuk e pa të nevojshëm këtë takim dhe francezi, Jean-Marc Ayrault, për arsye të axhendës.

Ky i fundi kërkon çdramatizimin e situatës së krijuar nga triumfi i Trump. “Të ndalojmë së foluri për tronditje. A nuk është rasti për Evropën të reagojë pozitivisht?, theksoi ai për radion franceze “Europe 1”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.