☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.36 ▼5.4%
ARI 4,574 ▲3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,686 ▼ -0.07% ETH $2,160 ▲ +0.81% XRP $1.4175 ▼ -0.11% SOL $91.1700 ▲ +0.45%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Vasili letër Xhafës: Na informoni për variantet e reformës që po negociohen

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) Petrit Vasili i është drejtuar sot me anë të një letre kryetarit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Vasili kërkon informacion për variantet e reformës në drejtësi që po negociohen mes mazhorancës dhe opozitës.

“Reforma në sistemin e drejtësisë ndodhet aktualisht në momentet e shqyrtimit e miratimit parlamentar në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë. Siç është bërë e njohur edhe në punimet e komisionit, që ju drejtoni në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, krahas dakordësisë së gjerë për shumë çështje, qoftë të karakterit të ndryshimeve kushtetuese ashtu edhe të ligjeve, që rrjedhin si pasojë e këtyre ndryshimeve kushtetuese, ka dhe disa momente për të cilat nuk është gjetur mirëkuptimi mes maxhorancës dhe opozitës në këtë komision”, citon letra.

“Për këto çështje siç dihet opozita nuk është më e pranishme në punimet e komisionit të posaçëm, i cili ndërkohë po vijon punën e tij”, shprehet Vasili në letrën e tij.

Gjatë punës në komision vijon me tej letra e tij, si edhe në takime me përfaqësues ndërkombëtarë të përfshirë në çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë është folur për negocime të disa varianteve konkrete për gjetjen e mirëkuptimit mes maxhorancës dhe opozitës lidhur me çështje të mbetura pezull e sidomos çështjes së procesit të rivlerësimit (vetingut).

“Si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në sistemin e drejtësisë kërkoj nga ju të informohem konkretisht lidhur me këto variante zgjidhjeje, të cilat po negociohen, pasi kjo është një domosdoshmëri politike dhe parlamentare si dhe detyrim i imi edhe në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të LSI për të informuar grupin parlamentar si dhe për formësuar një qëndrim politik e profesional të argumentuar lidhur me to”, vijon ai.

“Nëse ky negocim është tërësisht konfidencial dhe është e pamundur për të më informuar konkretisht për të dhe variantet konkrete që diskutohen, ju lutem më informoni edhe për këtë. Duke vlerësuar mirëkuptimin reciprok edhe personal me ju, mendoj se komunikimi institucional është një domosdoshmëri për të ecur në dimensionin e transparencës, që i hap rrugën zgjidhjeve të problemit si dhe ndihmon në çuarjen përpara të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë, si dhe të ndërgjegjësimit të përgjegjshëm për hapat dhe zgjidhjet e ndërmarra”, përfundon letra e Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.