🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.28 ▼5.49%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,454 ▲ +0.56% ETH $2,179 ▲ +0.59% XRP $1.4212 ▲ +0.1% SOL $92.7800 ▲ +1.17%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Vasili: Sot është ditë bashkimi

Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp, e konsideroi votimin e djeshëm të Reformës në Drejtësi si unikal.

Ai tha se votimi me konsensus i kësaj reforme i bashkoi shqiptarët dhe i bëri të ndihen më të sigurt. Sipas tij, nga sot nis një ditë e re për politikën shqiptare, e cila tregoi se për çështje madhore mund t’i kalojë ndasitë.

Vasili gjithashtu theksoi miratimi i kësaj reforme nuk e vë në rrezik koalicionin, pasi sipas tij kjo nuk është ndarje por ditë bashkimi.

“Votimi i cili u arrit ishte sinjikativ i konsensusit patriotik dhe historik. Konsensusi i bashkoi shqiptarët, të ndihen më të sigurtë, më mirë në një atdhe që drejtohet nga një politikë që demonstroi përgjegjshmëri para një çështje madhore. Të gjithë sot janë më të qetë se projektuan një reformë për një shtet të drejtë, që prodhon barazi, qëndrim të barabartë ndaj qytetarëve para ligjit, paanshmëri që ka munguar dhe lodhur e mërzitur shqiptarët.

Për politikën shqiptare sot është një ditë e re. Politika dëshmoi përgjegjshmëri duke kaluar sprovën e çlirimit nga tabutë. Ndasitë e panevojshme janë të padobishme. Roli i SHBA ishte i pazëvendësueshëm. 

Kemi hyrë në një fazë të re, LSI do të shërbejë dhe do të jetë aktive edhe në procesin e zbatimit praktik të saj, i cili do të jetë jo i lehtë. Kryetari i Parlamentit ka patur një rol aktiv. Konsensusi nuk besoj se e rrëzon koalicionin, nuk është ndarje por ditë bashkimi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.