☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.63 ▼0.71%
ARI 4,869 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,604 ▲ +0.23% ETH $2,335 ▼ -1.59% XRP $1.3621 ▼ -0.42% SOL $83.8700 ▼ -2.55%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë, reagon Bashkia e Tiranës

Bashkia e Tiranës reagoi sot lidhur me vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bashkia thotë se mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje.

“Në përfundim të hetimit do të zbatojmë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ja reagimi i plotë i Bashkisë:

Bashkia e Tiranës po ndjek me vëmendje hetimin e fatkeqësisë në Sharrë dhe mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje. Në përfundim të hetimit do të zbatojmë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse.

Territori i landfillit në Sharrë përfshin disa hektarë sipërfaqe në periferi të Tiranes, të cilat në 4 vitet e fundit degjeneruan në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, po projekton landfillin e ri, për të rikuperuar gjendjen e mjerueshme të viteve të fundit. Deri në atë fazë, vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qytetarëve të mos afrohen në zona të ndaluara, e ku punohet me mjete të rënda.

Por, si në çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për përdorim e kapital politik. Kjo është e shëmtuar, vulgare dhe aspak shqiptare, si normë e si kod moral.

Nëse për landfillin që Partia Demokratike e la të degjeneronte në 4 vjet, është gjetur një zgjidhje e do nisë puna, për landfillin politik të përdorimit të vdekjes si poster partie, zgjidhja duket e pamundur.

Ndërkaq, kompania publike e pastrimit e Bashkisë së Tiranës me Bashkinë e Veronës nis punë në 26 Shtator dhe ende s’ka kryer asnjë operacion në Tiranë, ndaj dhe akuzat e pabaza e kalërimi mbi vdekjen thjesht shtojnë përbuzjen për një parti që as pastrim nuk bëri, as landfill nuk zgjidhi e asnjë orë pune nuk kreu për qytetin e Tiranës.
Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga një forcë politike e cila e la në një gjendje katastrofike. Partia Demokratike i përket së shkuarës së Tiranës tonë, të cilën prej një viti e kemi kthyer në punë, e po merr jetë me investime e projekte konkrete në çdo lagje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.