☁️
Tiranë 23°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,927 ▲0.59%
DOW 48,451 ▲0.48%
NASDAQ 23,411 ▲0.98%
NAFTA 94.40 ▼4.72%
ARI 4,824 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,497 ▲ +5.59% ETH $2,381 ▲ +7.96% XRP $1.3852 ▲ +3.68% SOL $86.8300 ▲ +4.43%
S&P 500 6,927 ▲0.59 % DOW 48,451 ▲0.48 % NASDAQ 23,411 ▲0.98 % NAFTA 94.40 ▼4.72 % ARI 4,824 ▲1.18 % S&P 500 6,927 ▲0.59 % DOW 48,451 ▲0.48 % NASDAQ 23,411 ▲0.98 % NAFTA 94.40 ▼4.72 % ARI 4,824 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Bota

Vdes arkitekti i programit bërthamor

 Koreja e Veriut njoftoi sot vdekjen e arkitektit të programit balistik dhe bërthamor të vendit, gjeneralit, Jon Pyong-Ho, emri i të cilit bënte pjesë në listën e personave të prekur nga sanksionet ndërkombëtare.

”Jon, i cili u tërhoq nga jeta publike në vitin 2011 vdiq si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 88-vjeçare”, theksoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA.
”Pheniani ka organizuar në nder të tij ceremoni kombëtare dhe kortezhi do të drejtohet nga drejtuesi i vendit, Kim Jong-Un”, theksoi agjencia e lajmeve, që nënvizoi se Jon Pyong-Ho ia ka kushtuar gjithë jetën e tij industrisë së mbrojtjes.
Këshilltar i afërt i babait të Kim Jong-Un, Kim Jong-Il, i cili drejtoi vendin deri në vdekje në muajin dhjetor 2011, ish-gjenerali drejtoi dhe mbikëqyri provën e parë bërthamore të Koresë së Veriut në tetor 2006.
Sipas faqes së internetit të ekspertizës mbi Korenë e Veriut ”NK Leadership Watch”, Jon ka mbikëqyrur zhvillimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi në vitet 1990 dhe ofroi plane të krijimit në Pakistan në këmbim të informacioneve të teknologjisë për pasurimin e uraniumit nga ultracentrifugimit.
Në vitin 2008 dhe 2009, Jon Pyong-Ho drejtoi dy prova të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe provën e dytë bërthamore.

jon-po-ho1

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.