Ekonomia

Veliaj apel qytetarëve: Mos shpërdoroni ujin e pijshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë në këto ditë të nxehta.

Gjatë një vizite në hidrocentralin e Lanabragasit, i cili përveçse prodhon energji elektrike shërben edhe si furnizues me ujë të pijshëm për kryeqytetin, Veliaj tha se në këtë mënyrë sigurohemi që të mos ketë probleme me furnizimin me ujë gjatë stinës së verës.

Pasi pa nga afër kushtet në të cilat funksionon hidrocentrali i Lanabregasit, ai shtoi se muajt e verës pritet të jenë me temperatura tepër të nxehta.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kursejnë ujin dhe të sigurohemi që nuk lajmë makinat me ujë të pijshëm, nuk ujisim e vadisim me ujë të pijshëm sepse kjo e dëmton jashtëzakonisht prurjen që kemi në rrjet, duke na çuar në një situatë të një thatësire të rrjetit tonë, kjo edhe për shkak të amortizimit dhe ndërhyrjeve të paligjshme që kanë ndodhur ndër vite”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Bashkia e Tiranës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë disa muaj që po punojnë për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button