Veliaj: Do prishen të gjitha ndërtimet mbi kolektorë
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kolektorë në njësinë administrative numër 3. Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. Veliaj shkruan se ky aksion do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative në kryeqytet.
“Po çlirojmë njësinë 3 këto ditë, e kështu në çdo njësi! Shumica e ndershme nuk duhet të vuajë nga një grusht shkelësish”, shkruan ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.