Politika

Veliaj e shet si arritje, por shihni sa vende u shpallën qytete europiane të sportit për 2023

Kryebashkiaku Tiranës, Erion Veliaj kishte nxjerrë sot në mbrëmje, edhe pse në të ftohtë, dhjetëra sportistë të klubeve sportive që paguhen nga Bashkia e Tiranës dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit për t’i përcjellë lajmin se Tirana ishte shpallur qyteti europian i sportit për vitin 2023.

“Sot është një ditë fantastike për Tiranën tonë. Këtë vit ne jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” – nuk jemi perfektë, por kemi qenë origjinale. Kemi prodhuar një pafundësi aktivitetesh për rininë dhe nuk do të mbarojnë deri në fund të vitit. Por, sot për komunitetin e sportit, kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder të madh dhe një privilegj të papërshkrueshëm, sepse sapo jemi informuar, t’ju them se Tirana eshte shpallur “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij mes entuziazmit të punonjësve të tij në një takim të organizuar para bashkisë.

Më tej ai nënvizoi se Tirana dhe në veçanti Bashkia e Tiranës kishte punuar shumë për t’ia arritur kësaj dite, duke investuar në sport dhe në infrastrukturën sportive.

“Kemi punuar shumë, shumë, shumë për t’ia mbërritur kësaj dite”, tha Veliaj duke e shitur këtë si një arritje të madhe të Bashkisë që ai drejton tashmë prej 8 vitesh.

Por në fakt, e vërteta edhe për këtë rast nuk është tamam ashtu si përpiqet ta shesë Erion Veliaj, pasi jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria nuk ka bërë ndonjë investim domethënës në sport.

Kjo pasi ajo që Veliaj përpiqet ta shesë si një arritje të madhe të Bashkisë së tij nuk është gjë tjetër veçse një titull apo status që mund ta marrë çdo qytet që aplikon dhe që plotëson një sërë dokumentash.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet dhe gjen me dhjetra qytete anemban Europës që janë shpallur qytete europiane të sportit për vitin 2023.

Ne më poshtë po rendisim disa prej tyre.

Një prej qyteteve që e ka fituar këtë status është Padova në Itali.

Një tjetër qytet që ka marrë statusin e qytetit europian të sportit për vitin e ardhshëm është Schio në provincën e Viçencës, po ashtu në Itali.

Lista vijon në Spanjë, ku qyteza e Martorellit afër Barcelonës është shpallur po ashtu qytet Evropian i Sportit për vitin 2023.

Viana është një tjetër qytezë në Spanjë, afër Saragozës, që ka fituar këtë status për vitin e ardhshëm.

Madje pjesë e kësaj liste të gjatë është Gllasgou në Skoci, i cili e ka fituar këtë status që në vitin 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button