Veliaj, kandidati që bën sikur

Fushata e mazhorancës për zgjedhjet në Tiranë ka nisur jo vetëm herët, por edhe me një mobilizim të pazakontë. Kryeministri po shfaqet çdo ditë para kamerave bashkë me kandidatin e tij për të prezantuar projekte nacionale, por që janë një fushatë e pastër lokale. Vetë kandidati po shfrytëzon ditët e fundit si ministër, në kufijtë e ligjit, për të dalë nëpër ekrane në emër të ministrisë, por në fakt e bën në shërbim të bashkisë. Numri një i qeverisë shpenzon orë të tëra duke u marrë personalisht me kandidatin e opozitës, duke montuar foto e duke shkruar citate në facebook sikur Shqipëria të mos kishte asnjë problem tjetër. Kandidati ka nisur të mbledhë ethshëm fonde nga bizensi për fushatën e tij, ka bërë gati posterat e spotet elektorale dhe ka rreshtuar reparte të tëra të gatshme për një fushatë agresive. Kryeministri nuk la bamirës e shpëtimtarë pa i futur në një koalicion të ekzagjeruar elektoral, ku ideologji e vetme është kapja e çdo vote.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.