☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,836 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,302 ▼ -0.34% ETH $2,332 ▼ -1.99% XRP $1.3651 ▼ -0.37% SOL $83.6200 ▼ -2.89%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,836 ▼0.29 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,836 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Veliaj: Korrupsioni në gjykata ka bllokuar 40 projekte të bashkisë

Korrupsioni në gjykata ka bllokuar 40 projekte të bashkisë së Tiranës, prandaj vettingu është i domosdoshëm. Ka qënë kjo deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai ka inspektuar përfundimin e punimeve në një zonë periferike të Tiranës, e cila ishte kthyer në shqetësim për banorët e zonës.

“Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen”, tha kreu i bashkisë.

Një nga zonat periferike të Tiranës, fshati Sos në Njësinë Administrative Nr. 2, tashmë është bërë pjesë e qytetit edhe si infrastrukturë rrugore e urbane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord ndërtimin e rrugës “Hermann Gmeiner”, e cila qe kthyer në një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve ‘90. I shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Bare, dhe Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky investim është një tjetër dëshmi e reduktimit të diferencave mes qendrës dhe periferisë.

Rruga “Hermann Gmeiner” në fshatin SOS do i shërbejë jo vetëm banorëve të lagjes, por dhe institucioneve të tjera sociale dhe shtetërore.

“Kjo është zona e Saukut, një zonë e cila ka ndërtesa rezidenciale, por edhe shumë ndërtesa sociale e arsimore. Ka shkolla, kopshte, çerdhe, këtu është edhe shkolla e re “Hermann Gmeiner”, që mban emrin e rrugës, ka edhe shumë institucione të tjera private ose publike. Ndaj, qindra dhe mijëra qytetarë që banojnë ose punojnë këtu, duke nisur që nga rezidenca e Presidentit, nga sot kanë një hyrje alternative, jo mes përmes parkut të Liqenit”, shtoi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.