☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.36 ▼2.27%
ARI 5,001 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▼ -1.2% ETH $2,334 ▼ -0.9% XRP $1.5299 ▼ -3.88% SOL $95.0500 ▼ -0.21%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.36 ▼2.27 % ARI 5,001 ▼0.15 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.36 ▼2.27 % ARI 5,001 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj: Promovimi i produkteve ‘Made in Tirana’, e vetmja mënyrë që paratë të qëndrojnë në ekonominë e qytetit

Pas përfundimit të rrjetit të kanalizimeve për projektin e Pazarit të Ri, shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i markatës së fruta-perimeve, duke sjellë një treg model për Tiranën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në zonën e Pazarit e Ri, tha se projekti gjatë muajit janar do të njohë një tjetër fazë zhvillimi.

“Këtë muaj, do të fillojmë edhe ndërtimin e markatës së fruta-perimeve. Më pas, bashkia do të ndërtojë markatën e mishit dhe të peshkut. Ideja është që të kemi sa më shumë hapësira të tilla pedonale, sa më shumë hapësira për komunitetin e sa më shumë hapësira me tregje që i shërbejnë qytetarëve në mënyrë higjenike”, u shpreh Veliaj.

Ai e konsideroi si të suksesshëm eksperimentimin me tregjet e lëvizshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, të cilat synonin promovimin e produkteve bio lokale.

“Tregu i gjelave në Baldushk ishte një sukses, po ashtu edhe markimi i disa produkteve lokale si vaji i Ndroqit apo domatja e Shëngjergjit. Hapësira të tilla si tregu i Pazarit të Ri, janë një mundësi fantastike që të vazhdojmë dhe të promovojmë produktet e prodhuara në Tiranë ‘Made in Tirana’”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme se si paratë qëndrojnë në ekonominë e qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi edhe vijimin e disa investimeve të tjera që lidhen me sistemimin e tregjeve të qytetit.

“Do të kemi një treg në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, që lidhet në kryqëzim me rrugën “Vath Koreshi”, e cila ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm; po ashtu edhe në rrugën e Porcelanit, ku kemi një treg të improvizuar e që kërkon patjetër ndërhyrje për sistemim. I gjithë ky frymëzim vjen nga standardi që po vendosim këtu në Pazarin e Ri”, nënvizoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.