🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,964 ▲ +0.25% ETH $2,051 ▼ -0.4% XRP $1.3124 ▲ +0% SOL $80.0900 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Veliaj rikonfirmon se statusin e jetimit e lëshon vetëm Shërbimi Social Shtetëror

veliaj-sot1-660x296Statusin e jetimit, të personave të verbër, apo me aftësi të kufizuara, e jep vetëm ligji, nëpërmjet një akti shkresor i cili lëshohet nga Shërbimi Social Shtetëror. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për t’u bërë thirrje qytetarëve që për çdo kërkesë t’u drejtohen vetëm zyrave të shtetit.

Në fjalën e tij, ministri Veliaj i cilësoi një fenomen të rëndë rastet e shfrytëzimit të fëmijëve jetimë nga persona të përfaqësuar në emra organizatash fantazëm, si dhe theksoi se strukturat shtetërore do të nxjerrin përpara përgjegjësisë penale të gjithë këta persona për krimin e kryer.

“Çdo shoqatë që vazhdon të lëshojë vërtetime me efekt përfitimin e shërbimeve falas është duke shkelur ligjin dhe do të përballet me pasojat e kësaj vepre”, deklaroi Veliaj. Duke iu rikthyer temës së mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ministri Veliaj nënvizoi se në pak kohë, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile, mund të trajtojne mbi 100 raste të fëmijëve në rrugët e Tiranës. Ai theksoi se pesë persona janë në ndjekje penale për shfrytëzim të fëmijëve dhe veprën e trafikimit; në gjendjen civile janë regjistruar mbi 126 fëmijë që u ishte privuar e drejta për një identitet ligjor; si dhe janë ndërmarrë nisma që synojnë përfshirjen, paisjen me aftësi profesionale falas për familjet dhe të rinjtë në nevojë.

“Me reformimin e ndërmarrë në skemën e ndihmës ekonomike, nga e cila përfitojnë mbi 70 mijë fëmijë në Shqipëri, tashmë ndihma ekonomike tërhiqet vetëm nga nënat dhe për çdo fëmijë që ndjek rregullisht shkollën dhe vaksinohet, jepet një shtesë në ndihmën ekonomike në vit prej afro 40 dollarësh”, u shpreh ai.

Sipas tij, reforma e shërbimeve sociale synon krijimin e shërbimeve të integruara për çdo kategori në nevojë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.