🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,715 ▼ -0.25% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1567 ▼ -1.54% SOL $89.1100 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Vendimi i Qeverisë/ Blendi Gonxhja: Rriten shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetje edhe për trajnerët

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme të rrisë shpërblimet për sportistët elitarë. Vendimi u njoftua nga ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja i cili tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi brenda muajit prill. “E para është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët […]

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme të rrisë shpërblimet për sportistët elitarë. Vendimi u njoftua nga ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja i cili tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi brenda muajit prill.

“E para është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre. Është një vendim që garanton një skemë më të drejtë të shpërblimeve për sportet me disa disiplina dhe se do të ketë efekt nga muaji prill 2026. Rritet në 75% masa e shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% e masës së shpërblimit për trajnerët e sportisteve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ishte 3500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon 5000 lekë në ditë.

Kemi një rritje deri në 65% për stile të veçanta dhe kemi rritje deri në 100% për rezultatin përfundimtar. Kjo është në ato raste kur kemi gara apo sporte që kanë edhe stile të veçanta. Në total shpërblimi mund të shkojë në rast se del në rezultatet më të larta sipas skemës deri në 230%.

Ka një rritje deri në 200% ose trefishim për disa kategori rezultatesh në kampionate evropiane. Ka një rritje mesatare në 50 deri në 100% në përgjithësi për të gjitha rezultat e tjera. Ka një rritje 100% ose dyfishim për kategori lojërash olimpike dhe kampionate botërore me rritje për gara mesdhetare dhe ato ballkanike”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.