Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.20 ▲0.5%
ARI 5,032 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,808 ▲ +3.34% ETH $2,266 ▲ +7.69% XRP $1.4794 ▲ +5% SOL $93.5900 ▲ +6.05%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.20 ▲0.5 % ARI 5,032 ▼0.59 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.20 ▲0.5 % ARI 5,032 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Bota

Vendimi/ Nga dekada e ardhshme nuk do të ketë më makina me naftë

Katër nga qytetet më të mëdha të botës kanë vendosur të ndjekin modelin e Tokios, duke ndaluar përdorimin e makinave me naftë dhe kamionëve nga mesi i dekadës së ardhshme.

Kryetarët e bashkive të Parisit, Meksikos, Madridit dhe Athinës thonë se masa është vendosur vetëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Sipas tyre, ky është edhe një stimul shumë i mirë për të lënë mënjanë veturat dhe për t’i zëvendësuar ato me biçikleta apo me ecje në këmbë. Ishin dashur 2 vjet bisedime në Spanjë për të dakortësuar një masë të tillë.

Studimet e fundit tregojnë një ndikim të frikshëm të karburantit në cilësinë e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth tre milionë vdekje çdo vit janë të lidhura me ndotjen e tij.

Motorët kontribuojnë në këtë problem në dy mënyra kryesore: përmes prodhimit të grimcave PM dhe oksideve të azotit. Ato arrijnë që të depërtojnë në mushkëri dhe kështu janë faktor kyç në sëmundjet kardiovaskulare.

Oksidet e azotit po ashtu krijojnë shtresa ajri që mund të përkeqësojnë vështirësi në frymëmarrje, madje edhe për njerëzit që nuk kanë patur ndonjëherë probleme të tilla shëndetësore.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, aktivistët kohët e fundit ia kanë dalë mbanë duke detyruar qeverinë të veprojë sa më shpejt. Ndërkaq, po merren masa edhe për të rregulluar trafikun, si edhe për të vendosur norma të reja shpejtësie lëvizjeje.

Ndërsa automjetet e regjistruara para vitit 1997 tashmë janë ndaluar të hyjnë në shume qytete kryesore të Europës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.