Politika

Vendorët duan më shumë bashki, kërcënojnë dhe me bojkotim zgjedhjesh

Kuvend

bashkitBashkia Vlorë nuk kthen përgjigje, Komuna Gjegjan kërkon të jetë më vete

referendum popullor. Po në Qarkun e Vlorës, Bashkia Konispol propozon bashkimin e Bashkisë Konispol me Xarrën dhe Markatin, ndërsa Bashkia Orikum shprehet kundër varianteve të propozuara nga komisioni, duke kërkuar që të jetë një njësi administrative më vete. Shqetësime vijnë edhe nga komuna të tjera në vend, si për shembull ajo e Gjegjanit në Rrethin e Pukës, e cila paralajmëron mosmarrjen pjesë në zgjedhjet vendore të 2015 nëse nuk merren parasysh propozimet e saj për të qenë së bashku me disa komuna të afërta në një njësi të vetme. Kundërshtimi i komunave për variantet që janë propozuar deri më tani nga ministri i Çështjeve Vendore, është se ato humbasin funksionalitetin e tyre duke qenë se njësitë qendrore do t’i kenë në një qendër tjetër nga sa e kanë pasur deri më tani.

Tirana

Vetë bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare në lidhje me propozimet e komisionit të reformës territoriale, por këshilli bashkiak i kryeqytetit propozon që të jenë Bashkia e Tiranës, e Vorës. Propozime për ndryshime të varianteve që janë dërguar nga ministri i Çështjeve Vendore kanë ardhur dhe nga komunat e Qarkut të Tiranës, të cilat kërkojnë sa më shumë njësi administrative, në mënyrë të tillë që asnjë prej tyre të mos humbasë veprimtarinë e saj funksionale. Bashkia Kavajë, pjesë e këtij qarku propozon edhe një ndarje tjetër, atë të një njësie më vete edhe Bashkinë e Rrogozhinës. Po për Qarkun e Tiranës, Komuna Vaqarr propozon të jetë më vete me komunat Baldushk, Prezë dhe Ndroq, të cilat në variantet e propozuara janë pjesë e bashkisë së madhe.

Durrësi, pro

Bashkitë e mëdha si ajo e Beratit, Durrësit apo e Korçës shprehen se janë dakord për variantin me 39 njësi administrative në hartën e re, duke sjellë kështu edhe një reduktim të numrit të komunave në vend. Ndërkohë që një tjetër mospërputhje mes kreut të bashkisë dhe këshillit bashkiak është dhe ai i Bashkisë së Sarandës, ku vetë kreu i bashkisë, Stefan Çipa, mbështet variantin e parë të qeverisë atë me 39 njësi dhe kërkon shtesë fshatrat e Çukës dhe Berdeneshit, ndërsa Këshilli Bashkiak kërkon që kësaj bashkie t’i bashkohen Komuna Lukovë dhe Komuna Ksamil. Propozime të reja nga përfaqësuesit e pushtetit vendor janë edhe nga Qarku i Lezhës, ku vetë bashkia mbështet variantin e propozuar nga komisioni ku kjo bashki të ketë nën varësi 10 njësi vendore të këtij qarku. Bashkia Rrëshen propozon që të quhet Bashkia Mirditë, ndërsa Bashkia e Laçit kërkon një ndarje me Mamurrasin, duke kërkuar edhe Bashkinë e Mamurrasit.

Por në draftet e dorëzuara në komisionin përgjegjës për këtë reformë njësitë vendore shprehin hera-herës edhe shqetësime se komisioni parlamentar nuk është konsultuar me asnjë përfaqësi të pushtetit vendor për të arritur në variantet që ka nxjerrë deri më tani. Një shqetësim i tillë vjen nga Komuna Lis Mat në Qarkun e Dibrës shpreh shqetësimin se kjo reformë nuk është konsultuar me asnjë përfaqësues të pushtetit vendor. Deri në mesin e javës që vjen do të përpunohen kërkesat e PDIU-së dhe vendorëve për reformën. Varianti do t’i kalojë qeverisë për miratim dhe më pas projektligji i reformës territoriale do të rikthehet në Kuvend për miratimin e variantit përfundimtar. Nga varianti paraprak tek ai final, mazhoranca është treguar e hapur për sugjerime dhe ndryshime, por ajo që mbetet e pandryshuar është koha e miratimit të reformës. Në total, 70% e njësive vendore kanë kthyer përgjigje për mendimin që u është kërkuar për reformën territoriale, në këtë përqindje hyjnë edhe drejtues apo këshilla të djathtë vendorë.

Propozimet e njësive vendore

Qarku Tiranë

Këshilli i Bashkisë Tiranë: Bashkia Tiranë, Vorë

Bashkia Kavajë; pro Bashkisë Kavajë e bashkisë Rrogozhinë.

Bashkia Rrogozhinë; kundërshtohet që Rrogozhina të jetë njësi më vete

Qarku Vlorë

Bashkia Sarandë; pro variantit të parë të shtohet fshati Çukë dhe Berdenesh.

Këshilli i Bashkisë Sarandë; propozon që me Bashkinë Sarandë të bashkohet Komuna Lukovë dhe Komuna Ksamil.

Komuna Ksamil dhe Lukovë; për zgjedhjet vendore të 2015, bashkim vullnetar të njësive vendore me më pak se 10 000 banorë.

Bashkia Selenicë; kundër varianteve të propozuara, mbështet variantin 4 me 57 njësi vendore ose 5 me 63 njësi vendore

Bashkia Konispol propozon bashkimin Konispol, Xarrë dhe Markat

Bashkia Orikum kundër varianteve, kërkon të jetë njësi më vete

Qarku Berat

Bashkia Berat pro variantit me 39 njësi vendore

Bashkia Çorovodë, pro variantit me emër Bashkie Skrapar

Bashkia Ura Vajgurore: propozon Bashkinë Mesi i Urave

Bashkia dhe këshilli Poliçan; kundër varianteve të propozuara

Qarku Korçë

Bashkia Korçë propozon 39 njësi

Bashkia dhe këshilli Maliq 47 njësi vendore

Bashkia Korçë; pro variantit të propozuar me 39 njësi vendore

Bashkia Ersekë, Komuna Çlirim, pro variantit me 47 njësi

Qarku Durrës

Bashkia Durrës, varianti me 39 njësi të përfshijë dhe Komunën Golem. Varianti me 47 njësi të përfshijë dhe Bashkinë Manëz e Komunën Maminas.

Bashkia Shijak, pro variantit të propozuar me 47 njësi vendore

Bashkia Fushë-Krujë, komuna Bupq, Nikël; kundër varianteve të propozuara.

Qarku Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër, Komuna Odrije; pro varianteve të propozuara

Bashkia Memaliaj, kundër, Memaliaj bashki më vete.

Bashkia Këlcyrë, kundër, Këlcyra bashki më vete.

Bashkia Libohovë, kundër varianteve të propozuara

Qarku Kukës

Bashkia Kukës, pro varianteve të propozuara.

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan: mbështet të dy variantet

Bashkia Cërrik mbështet variantin e dytë

Bashkia Gramsh propozon Bashkinë Gramsh me komunat: Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushov, Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Sult, Tunjë.

Qarku Shkodër

Bashkia Pukë me komunat, Luf Qerret, Qelëz, Rrape pjesërisht Komunën Iballë.

Bashkia Fushë-Arës me komunat Gjegjan Qafë-Mali, Blerim, Fierzë, pjesërisht Komunën Iballë

Qarku Lezhë

Bashkia Lezhë dakord me variantin Bashkia Lezhë dhe 10 njësi vendore

Bashkia Rrëshen propozon që të quhet Bashkia Mirditë

Bashkia Laç propozon dy bashki atë të Laçit dhe Mamurrasit

Qarku Fier

Bashkia Lushnjë: variantin dytë

Bashkia Divjakë mbështet variantin e dytë me Bashkinë Divjakë

Bashkia Ballsh propozon emrin Bashkia Mallakastër

Qarku Dibër

Bashkia Burrel propozon bashkinë me emrin Mat

Bashkia Bulqizë propozon bashkinë me të njëjtin emër

Bashkia Klos propozon që të jetë njësi më vete

Komuna Lis Mat shpreh shqetësimin se kjo reformë nuk është konsultuar me asnjë përfaqësues të pushtetit vendor

Kryekomisioneri

Fino: Harta e re votohet më 23 korrik, presim dhe PD-në

finoKryetari i Komisionit për Reformën Administrativo–Territoriale, Bashkim Fino, në mbledhjen e djeshme bëri të ditur se harta e re administrative që do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave do të jetë gati më 23 korrik. Më pas, në trajtën e një projektligji ai do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe për votim. Duke kërkuar dhe një herë bashkëpunimin e opozitës, Fino tha se reforma administrative do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar, pikërisht në seancën e fundit plenare, atë të datës 31 korrik. “Ne do ta lexojmë me kujdes mendimin, sugjerimin e argumentuar të kryetarëve të bashkive, të komunave, të këshillave të bashkive dhe të komunave. Pas propozimeve të argumentuara të organeve të pushtetit vendor, pas propozimeve shumë interesante që bëri PDIU, ne na intereson jo vetëm PDIU, por dhe PD. Ne kemi qenë gjithë kohës të hapur dhe gjithë kohës kemi qenë të pranishëm që kolegët tanë të jenë këtu, sepse kjo është një reformë që bëhet për 20 apo 30 vjet. Nuk është një reformë vetëm e një partie politike. Jo pa qëllim marrim dhe mendimet dhe sugjerimet tuaja dhe e vlerësojmë grupin e punës të partisë suaj për këtë situatë”, tha Fino. Në mbledhjen e djeshme ishin të pranishëm dhe përfaqësues të grupit të punës të ngritur nga PDIU, si dhe vetë ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Ministri u shpreh se qeveria do të trajtojë me kujdes të gjitha propozimet e ardhura. “Do t’i shohim me shumë kujdes, do t’i peshojmë të gjitha propozimet sipas kritereve që kemi vënë dhe do t’i qëndrojmë kësaj ideje”, tha Çuçi.

Këshilli i Komunës Ksamil paralajmëron referendum

Bashkia Korçë, në shkresën e paraqitur pranë komisionit të posaçëm, mbështet variantin me 39 njësi

Komuna Gjegjan konteston zgjedhjet e ardhshme nëse nuk merret parasysh varianti i propozuar prej tyre

Bashkia Vlorë dhe Fier nuk kthen përgjigje për reformën territoriale

ARTEMISA HOXHA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button