☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,564 ▼ -0.93% ETH $2,423 ▼ -0.78% XRP $1.3051 ▼ -2.36% SOL $104.4500 ▼ -1.03%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Arte

Vepra “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” sjell në fokus një analizë mbi figurën e Gjon Buzukut

Vepra “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” nga Bardhyl Demirajt vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në fushën e albanologjisë. Promovimin e librit studimor “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” i autorit Bardhyl Demiraj u organizua nga Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

Prezantimi i librit kishte për synim të rikthente në qendër të vëmendjes rëndësinë e “Mesharit” si monumenti më i hershëm i gjuhës shqipe dhe kontributin e autorit Bardhyl Demiraj, i cili me këtë botim sjell një analizë të thelluar mbi figurën e Don Gjon Buzukut dhe trashëgiminë e tij letrare, themelore për gjuhën e kulturën tonë. Në fjalën hapëse, prof. dr. Anila Omari, theksoi se studimet albanologjike dhe veçanërisht ato buzukiane pasurohen me monografinë e re të prof. Bardhyl Demirajt. Prof. dr. Anila Omarit, u ndal te çështja e formimit teologjik-intelektual të Buzukut dhe te tekstet burimore që autori i monografisë ka identifikuar si modele mundshme të “Mesharit”. Kjo vepër ndriçon aspekte të pasqaruara ose të patrajtuara më parë të librit të parë shqip, “Mesharit” të Gjon Buzukut. Shumë çështje enigmatike që shtron përpara studiuesve libri i Buzukut, në monografi përballohen me sukses dhe analizohen me argumente plotësuese dhe me përfundime novatore.

Ndërsa Prof. dr. Evalda Paci, drejtuese e Departamentit të Studimeve Letrare, paraqiti një vështrim të saj mbi vëllimin studimor “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari’ i tij”” (Botime Françeskane, Shkodër, 2026). Ajo e introduktoi atë si fryt të një pune shumëvjeçare, me rezultate konkrete dhe të prekshme në një numër të konsiderueshëm kontributesh shkencore, të lidhura ngushtë me një tematikë aktuale në historinë e studimeve filologjike shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.