☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,230 ▲ +0.53% ETH $1,579 ▲ +1.71% XRP $1.0567 ▲ +2.72% SOL $71.8300 ▲ +5.46%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Arte

Veprimtari shkencore dhe diskutime mbi projektin “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” në Korçë

Projekti “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” mblodhi studiues, akademikë, ekspertë të gjuhës shqipe, përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Korçë, të Prefekturës dhe të Këshillit të Qarkut Korçë, përfaqësues të komuniteteve fetare, mësues, pedagogë e studentë. Veprimtaria shkencore në Korçë u organizua nga Universiteti “Fan S. Noli” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi e cilësoi Fjalorin jo vetëm një vepër madhore të gjuhësisë, por edhe si një monument të kulturës shqiptare që pasqyron në mënyrë besnike shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Ai gjithashtu theksoi ndihmesën që Universiteti i Korçës ka dhënë në këtë projekt madhor me dy pedagogë të tij, prof. dr. Ali Jasharin si hartues e redaktor dhe dr. Olger Bramen si hartues e korrektor. Akademik Jani Thomai, Doctor Honoris Causa i Universitetit “Fan S. Noli”, kryeredaktor i FMGJSH, në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se kjo vepër mbarëkombëtare është punë e dhjetëra kërkuesve shkencorë e institucioneve bashkëpunuese e universiteteve në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Akad. prof. dr. Valter Memisha, bashkëdrejtues i projektit dhe zëvendëskryeredaktor i kësaj vepre, paraqiti kumtesën me temë “Hartimi i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe: parime dhe metoda”.

Ndërsa prof. dr. Anila Kananaj, koordinatore e projektit dhe redaktore shkencore e FMGJSH, në fjalën e saj i njohu të pranishmit me një përmasë mjaft moderne dhe të rëndësishme të kësaj vepre: realizimi i FMGJSH në formatin online, duke demonstruar praktikisht për të pranishmit mënyrën se si të punohet me Fjalorin në variantin elektronik, duke sjellë me shembuj elementë përbërës të faqes elektronike të Fjalorit, mënyrat e kërkimit në të, rëndësinë e sugjerimeve nga përdoruesit etj.

Prof. dr. Ali Jashari, në cilësinë e hartuesit dhe redaktorit në këtë vepër, paraqiti kumtesën e tij me titull: “Hartimi i FMGJSH, një sprovë për leksikografinë shqiptare”, duke ndriçuar disa nga sfidat dhe rëndësinë shkencore të këtij procesi. Ai theksoi se kjo vepër madhore e leksikografisë shqiptare, me karakter kolektiv, u shërben studiuesve, pedagogëve, studentëve, mësuesve dhe nxënësve, si edhe të gjithë përdoruesve të gjuhës shqipe. Në fund të veprimtarisë u kalua në pyetje dhe diskutime nga të pranishmit në sallë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.