☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.87 ▲0.8%
ARI 4,349 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,758 ▼ -0.95% ETH $1,795 ▼ -0.13% XRP $1.2186 ▼ -1.74% SOL $73.6900 ▼ -0.58%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.87 ▲0.8 % ARI 4,349 ▼0.11 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.87 ▲0.8 % ARI 4,349 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
17 Jun 2026
Breaking
Arte

Poezia në qendër të vëmendjes në “Netët Korçare të Poezisë”, festivali mbledh poetë, studiues dhe dashamirës të…

Hapësirat kulturore të qytetit të Korçës u shndërruan në qendra takimi për poetë, studiues dhe dashamirës të letërsisë. Festivali ndërkombëtar i poetëve dhe autorëve “Netët Korçare të Poezisë” u çel mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe dashurisë për artin e fjalës, në qytetin e Korçës që prej 30 vitesh mirëpret poetë, autorë dhe dashamirës të letërsisë.

Në këtë edicion jubilar, festivali solli së bashku njerëz të pasionuar pas letërsisë nga Shqipëria trevat shqipfolëse si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si edhe krijues nga Greqia Italia, Spanja, Rumania, Turqia, Zvicra, Kroacia dhe Maroku. Sipas bibliotekës publike “Thimi Mitko” në Korçë, festivali si çdo vit frymëzohet nga vargjet e Asdrenit, poetit dhe publicistit korçar që i dha kombit tonë vargjet e himnit kombëtar. Ndërsa tema e këtij viti, marrë nga poezia “Excelsior” kushtuar Lasgush Poradecit, është thirrje për ngritje shpirtërore. Nga biblioteka e Korçës thuhet, se ceremonia e hapjes ishte një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin e gjatë të këtij aktiviteti, që ka mbajtur gjallë dashurinë për poezinë dhe ka afruar kultura e njerëz përmes artit. “Me mirënjohje kujtuam Skënder Rusin, organizatorin e parë të festivalit, si dhe poetët korçarë që nuk janë më mes nesh, por që vazhdojnë të jetojnë përmes vargjeve dhe trashëgimisë së tyre letrare. Nën interpretimin e Korit “Lira”, “Nderi i Kombit”, publiku përjetoi një mbrëmje të mbushur me ndjesi të bukura, ku muzika dhe poezia u ndërthurën natyrshëm”, shprehet biblioteka.

Një moment i veçantë ishte nderimi i mbretëreshës së vargjeve të këngës shqiptare Zhulianna Jorganxhi “Mjeshtre e Madhe”, e cila u shpall Laureate e Festivalit dhe fituese e Çmimit të Karrierës, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj të çmuar në kulturën shqiptare. Ndërsa një nga risitë më të bukura të këtij edicioni është hapësira kushtuar poetëve të rinj korçarë. “Netët Korçare të Poezisë” u zhvilluan në 30 dhe 31 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.