🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.47 ▼1.24%
ARI 4,013 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $61,656 ▼ -1.95% ETH $1,646 ▼ -1.58% XRP $1.0856 ▼ -1.67% SOL $69.0200 ▼ -1.33%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.47 ▼1.24 % ARI 4,013 ▲0.11 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.47 ▼1.24 % ARI 4,013 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Arte

Oltsen Gripshi me “Morfologjinë e vetmisë” përfaqëson Shqipërinë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të…

“Morfologjia e vetmisë”, eksploron përmasat psikologjike, ekzistenciale dhe metafizike të përvojës njerëzore. Krijimi i realizuar në mediumin e video-artit, është dhe prezantimi i artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi në edicionin e parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Edirnes. Vepra e Gripshit, ku ai përfaqëson vendin tonë në këtë bienale është vendosur në ambientet monumentale të Ekmekçizade Ahmet Paşa Kervansarayi, një prej ndërtesave më emblematike të trashëgimisë osmane në zemër të qytetit të Edirnes, ku ndërthuren historia, arkitektura dhe arti bashkëkohor në një dialog të veçantë estetik. Gripshi shprehet se “Morfologjia e vetmisë” trajton vetminë jo thjesht si gjendje emocionale. “

“Morfologjia e vetmisë” është një krijim i realizuar në mediumin e video-artit, i cili eksploron përmasat psikologjike, ekzistenciale dhe metafizike të përvojës njerëzore. Përmes një gjuhe vizuale të rafinuar dhe një narrative poetike të imazhit lëvizës, “Morfologjia e vetmisë” trajton vetminë jo thjesht si gjendje emocionale, por si një hapësirë reflektimi mbi identitetin, kujtesën dhe marrëdhënien e individit me botën përreth. Vepra fton spektatorin të ndërmarrë një udhëtim introspektiv, ku kufijtë mes reales dhe simbolikes zbehen, duke krijuar një përvojë të thellë meditative dhe konceptuale”, thotë Oltsen Gripshi. Pjesëmarrja e Gripshit në Bienalen e Edirnes vjen si vazhdim i një karriere të pasur ndërkombëtare. Gjatë rrugëtimit të tij artistik, ai ka marrë pjesë në mbi 30 bienale dhe trienale të artit bashkëkohor në vende të ndryshme të botës.

Përzgjedhja e veprës

Vepra e artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi e paraqitur në Bienalen e Edirnes është përzgjedhur nga Gu Zhenqing, një prej kuratorëve më të njohur të Azisë. Kuratori kinez e vlerëson krijimtarinë e Gripshit si një qasje novatore, që sfidon kufijtë tradicionalë të konceptualizmit, duke e cilësuar atë si një revolucion pamor, që depërton në thelbin e përvojës bashkëkohore përmes zbërthimit të metafizikës së imazhit lëvizës. Sipas tij, “Morfologjia e vetmisë” arrin të ndërtojë një univers pamor ku mendimi filozofik, emocioni dhe eksperimentimi estetik bashkohen në një formë të re komunikimi artistik. Artisti Gripshi thellohet në fenomenin ekzistencial të vetmisë në një hapësirë teatrale të imagjinuar. Qendra pamore e veprës është një karrige e mbetur bosh në mes të asgjësë, simbol i mungesës së pranisë, i dorëzimit përballë fatit dhe i izolimit.

Karrigia, megjithatë nuk është e ftohtë, ajo përqafon flurimin e mjegullës së lagësht që duket sikur frymon, duke e kthyer boshllëkun në një trup emocional të gjallë, një trup virtual që përjeton vetminë. Videoja krijon një atmosferë, ku hapësira dhe përmbajtja pamore ndërveprojnë me ndjesinë e brendshme të shikuesit. Mjegulla e lëvizshme, e dendur dhe organike, bëhet simbol i emocioneve që mbushin boshllëkun e pranisë së munguar. Edicioni i parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Edirnes në Turqi ka mbledhur krijues, kuratorë dhe studiues të artit nga vende të ndryshme të botës. Bienalja që u hap për publikun më 21 maj vijon deri më 28 qershor 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.