Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.11 ▼1.75%
ARI 3,986 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,776 ▼ -2.78% ETH $1,618 ▼ -2.54% XRP $1.0701 ▼ -2.71% SOL $67.6100 ▼ -2.3%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.11 ▼1.75 % ARI 3,986 ▼0.56 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.11 ▼1.75 % ARI 3,986 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Arte

Mungesa e instrumenteve muzikore në shkollat në Tiranë, pengesë për edukimin muzikor

Instrumentet muzikore në shkolla janë një domosdoshmëri për edukimin muzikor, por sot mungojnë në shumicën e tyre. Problemi i mungesës së instrumenteve muzikore në shkolla, si dhe një sërë çështjesh të tjera me në fokus lëndën e muzikës u trajtuan në tryezën e rrumbullakët “Muzika -Mësuesit dhe nxënësit” në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në përfundim të praktikës mësimore të studentëve të programeve “Kompozicion dhe Mësuesi”, “Dirigjim dhe Mësuesi” dhe “Pedagogji Muzikore” (Bachelor dhe Master), këto ditë në Lektoriumin e Fakultetit të Muzikës u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë “Muzika- Mësuesit dhe nxënësit”. Nën drejtimin e pedagogëve Prof. As. Dr. Manjola Tërshana dhe Prof. As. Dr. Holta Sina, studentët referuan mbi përvojën e tyre gjatë zhvillimit të praktikës mësimore në lëndën e muzikës, në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës. Sipas Universitetit të Arteve në Tiranë, gjatë kësaj tryeze u hodhën ide dhe propozime për forcimin e rolit të lëndës së muzikës në shkolla.

“Gjatë tryezës, studentët pjesëmarrës hodhën ide të vlefshme për ta konsideruar lëndën e muzikës jo thjesht si një lëndë të kurrikulës shkollore, por për t’i dhënë vendin që i takon si kontribuese e rëndësishme në formimin e qytetarëve të ardhshëm. Për të arritur këtë qëllim, sfidat janë të shumta. U ngritën probleme të cilat kërkojnë të dëgjohen dhe të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Veçanërisht u vu theksi tek domosdoshmëria që shkollat tona të jenë të pajisura me të paktën një instrument muzikor, diçka që aktualisht mungon në shumicën e shkollave të qytetit të Tiranës”, thuhet nga Universiteti i Arteve. Një risi e këtij viti ishte edhe pjesëmarrja e disa studentëve në projektin “Eja, këndо me ne”. Sipas UA-së u diskutua për vështirësitë, por edhe për rezultatet e mira të arritura në këtë drejtim. Tryeza e rrumbullakët “Muzika -Mësuesit dhe nxënësit” e zhvilluar së fundmi ofroi mundësinë për të diskutuar sfidat e edukimit muzikor në shkolla, ndërsa vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive që zhvillohen në Universitetin e Arteve, ku pjesëmarrës janë studentë dhe pedagogë të arteve.

Zhvillimi i praktikave mësimore

Universiteti i Arteve, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të qytetit të Tiranës, nëpërmjet zhvillimit të praktikave mësimore mundëson përgatitjen e mësuesve të rinj me vizion të ri dhe profesional. Ndërsa struktura e Fakultetit të Muzikës në këtë universitet është e organizuar në tre departamente: Departamenti i Interpretimit (DI), me programet e studimit Piano, Harqe, Fizarmonikë Klasike, Kitarë, Instrumente Frymore. Departamenti Kompozicion – Muzikologji – Dirigjim – Pedagogji (KMDP), me programet e studimit Kompozicion, Muzikologji, Dirigjim dhe Pedagogji Muzikore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.