☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.98% ETH $2,317 ▲ +3.23% XRP $1.3712 ▲ +0.68% SOL $86.0300 ▲ +1.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Besojmë se qeveria e Kosovës është në nivelin e duhur të pjekurisë politike dhe përgjegjësive

Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes procedurave demokratike, ka marrë vendime që mbështesin platformën e dialogut të Kosovës me Serbinë për normalizimin e raporteve në mes te dy vendeve, theksohet sot në një deklaratë të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kryeparlamentari Kadri Veseli vijon se, lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në mes te qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, presim që në rrugë institucionale, të kemi informatat e plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjet e këtyre marrëveshjeve.

Ne besojmë se qeveria e Kosovës, e cila ka gjithë autoritetin legjitim për të përfaqësuar Kosovën dhe për të marrë vendime për Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë, është në nivelin e duhur të pjekurisë politike dhe përgjegjësive të saj që i dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Është në interesin e vendit, që secila marrëveshje e arritur, në procesin e zbatimit, të hapë perspektivë të sigurtë për zhvillimin e vendit, përparim në rrugën e integrimeve evropiane, të ndikoj në konsolidimin e shtetit të Kosovës, e asesi në bllokimin e tij. Besojmë se këtë kanë pasur parasysh edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që i kanë mbështetur dialogun dhe marrëveshjet.

Debati publik dhe politik që kanë nxitur këto marrëveshje, si dhe liria e interpretimit të tyre, është një e drejtë demokratike e patjetërsueshme e qytetarëve dhe partive politike, por akuzat, fyerjet dhe etiketimet demagogjike nuk i ndihmojnë qartësimit të publikut mbi përmbajtjet e marrëveshjeve, ashtu sikurse nuk i ndihmojnë perspektivës së vendit thirrjet në skenarë të përdorimit të dhunës, përfundon deklarata e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.