Veseli: Kosova vazhdon të mbetet pririoritet i SHBA në konsolidimin e shtetit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim kongresmenët amerikanë- anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, të kryesuar nga Vern Buchanan.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli nëpërmjet statusit të tij në Facebook bënë me dije se takimi me kongresmenët amerikan është një garanci e sukseshme në projektet e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe forcimin e shtetit të pavarur.
“Një takim shumë miqësor dhe produktiv me kongresmenët amerikanë- anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, të kryesuar nga Vern Buchanan. Kosova vazhdon të mbetet prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një garanci e fuqishme që ne do të kemi sukses në projektet tona të mëdha të zhvillimit ekonomik, të forcimit si shtet i pavarur dhe demokraci funksionale”, shkruan Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Veseli.