Veseli: Përgëzojmë institucionet e Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përgëzoi të shtunën Kuvendin e madh popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shprehet se “me shqetësim të thellë kemi ndjekur ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Përgëzojmë Kuvendin e madh popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.