Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,347 ▲ +0.51% ETH $2,149 ▲ +0.64% XRP $1.4386 ▲ +0.03% SOL $89.6100 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Shoqëria civile rol aktiv në zhvillimin e proceseve në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi sot se “shoqëria civile vazhdimisht ka pasur një rol aktiv dhe produktiv në zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike në vendin tonë”.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, Veseli theksoi se “shoqëria civile ka qenë dhe vazhdon të jetë një promotore e rëndësishme e vlerave demokratike, të mishëruara sot në Kushtetutën dhe sistemin politik të Republikës së Kosovës”.

“Derisa në të kaluarën është folur për një raport dialogu mes Kuvendit dhe shoqërisë civile, sot ne mund të flasim për avancimin e këtij dialogu në raport partneriteti mes këtyre dy shtyllave të demokracisë sonë të re. Ne besojmë fuqishëm më vlerat e këtij partneriteti, sepse qëllimi është i përbashkët: që përfaqësimi politik i interesave të qytetarëve të jetë sa më gjithëpërfshirës në proceset legjislative të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se “Kuvendi i Kosovës do të japë kontributin e tij në partneritetin e domosdoshëm me shoqërinë civile. Ne do ti qëndrojmë besnikë këtij partneriteti, por besoj fuqishëm që edhe shoqëria civile do ta bëjë të njëjtën gjë, në të mirë të vendit, në të mirë të qytetarëve, në të mirë të ecjes sonë në rrugën e zhvillimit ekonomik, konsolidimit demokratik dhe integrimit euro-atlantik”.

Kreu i Kuvendit foli edhe për mosdhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Prej 5 vitesh vendi ynë, populli ynë, është vendi dhe populli më i izoluar në Evropë. Një izolim i pamëshirshëm dhe gjithsesi i pamerituar. Bashkimi Evropian i ndërtuar mbi idenë e lirisë së lëvizjes së njerëzve po krijon në zemër të saj, një geto të re, për një popull po aq evropian sa të gjithë popujt tjerë të kontinentit. Ne kemi vazhduar të jemi evropian edhe në kohërat e sundimit shekullor nga fuqitë joevropiane, dhe do të jemi evropian edhe tani përballë këtij izolimi të pamerituar dhe diskriminues”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se ne si shtet i dimë dobësitë tona, por një vendim eventual i BE-së për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është pasojë e dështimit të Kosovës, është pasojë e dështimit të unitetit të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën.

“Duke mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës Bashkimi Evropian po dëmton vetë interesin e saj për një rajon të qëndrueshëm dhe mundësinë e pajtimit ndëretnik. Sidoqoftë, ky vendim duhet të shërbejë si një shenjë e re që ne të vazhdojmë edhe më fuqishëm të punojmë në avancimin e demokracisë sonë, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e orientimit tonë properëndimor”, përfundoi Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.