☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,977 ▼ -2.4% ETH $2,189 ▼ -2.4% XRP $1.3233 ▼ -1.69% SOL $82.0200 ▼ -2.73%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Veshkat artificiale, shkencëtari ndërmerr hapa madhorë

Veshkat janë organi që transplantohet më tepër, por ato mungojnë. Gjithsesi, edhe organet e tjera janë të pakta. Prandaj, në mbarë botën po bëhen studime, sesi organe të tilla mund të prodhohen artificialisht.

Për shembull, në “Harvard Medical School”, ku austriaku Harald Ott po tërheq tashmë vëmendjen shkencore prej rreth 7 vitesh. Në laboratorin e tij, ai krijoi fillimisht zemra minjsh në një bioreaktor dhe dy vjet më vonë arriti të prodhonte edhe një mëlçi artificiale. Këto organe ai i ka transplantuar te minjtë.

Para dy vjetësh, Harald Ott arriti një tjetër sukses, krijimin e një veshke artificiale. Edhe në rastin e veshkave, si kafshë eksperimentale shërbyen përsëri minjtë. Veshka artificiale që krijoi Harald Ott paraqiti funksione normale të veshkave dhe, madje, ishte e aftë të nxirrte edhe urinë. Por, organi artificial nuk ishte në gjendje të punonte plotësisht.

Në laborator, veshka artificiale arriti një rendiment funksional prej rreth 20 për qind, kurse pas transplantimit, funksionimi luhatej mes 5 dhe 10 për qind. Edhe pse veshka artificiale nuk punon me aftësi të plotë, ajo konsiderohet nga shumë shkencëtarë si një hap i parë në drejtimin e duhur.

Deri tani janë bërë eksperimente me qelizat burimore njerëzore për zemra dhe mushkëri. E njëjta gjë pritet të bëhet tani me veshkat. Meqë, mesa duket, trupi nuk e refuzon implantimin e qelizave, pacientët nuk do të kenë nevojë të marrin gjithë jetën ilaçe, që jepen në rastin e një transplantimi normal. Por, këto të ashtuquajtur imunosupresivë e ulin edhe sistemin imunitar dhe i bëjë marrësit e organeve në këtë mënyrë të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.