Vetëm 11 vende në botë nuk janë të përfshira në konflikte. A e dini cilat?
Me krizën në Gaza, rritjen e sulmeve militante në Irak dhe Siri, si dhe ngjarjet në Ukrainë, nganjëherë të duket sikur e tërë bota është duke luftuar. Dhe gjërat mund të përkeqësohen edhe më tej.
Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka kryer një studim që tregon se nga 162 vendet e përfshira, vetëm 11 prej tyre nuk janë të përfshira në konflikt në asnjë formë të mundshme.
Për më tepër – bota, që nga viti 2007, çdo vit është gjithnjë më pak e qetë. Kjo është plotësisht në kundërshtim me trendin e ndryshimeve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Nëse ju doni të jetoni në një vend krejtësisht të qetë, zgjedhja është e krejtësisht e pakët, transmeton Telegrafi.
Ka vende që nuk janë të përfshira në konfliktet ndërkombëtare, por ato janë të prekura nga konfliktet e brendshme.
Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar është një shembull i një vendi që është relativisht i lirë nga konfliktet e brendshme, por përfshirja e betejave si ajo në Afganistan, këtë vend e pozicionon si vendin e 47, ndër vendet me indeksin e vendeve më të qeta në botë.
Lufta është humbje e njerëzimit
Ata që duan të jetojnë plotësisht në paqe kanë zgjedhje të pakët – vetëm 11 vende janë ato që kanë arritur rezultate më pozitive, sa i përket përfshirjes së tyre në konflikte, dhe këto janë Zvicra, Japonia, Katari, Mauricius, Uruguai, Kili, Kostarika, Vietnami, Panamaja dhe Brazili.
Së paku kështu pretendon studimi i institutin IEP duke theksuar se edhe këto vende nuk janë plotësisht larg problemeve që mund të çojnë në konflikt.
Për shembull, në Brazil dhe Kosta Rika, niveli i mundësisë së konflikteve të brendshme është jo i lartë, por ende mbetet e lartë mundësia e demonstratave të dhunshme.
Zvicra është tashmë e famshme për shmangien e konflikteve të huaja dhe ka një nivel të ulët të problemeve të brendshme të çdo lloji, por një numër të madh të pikëve në indeksin e përgjithshëm ka humbur për shkak të shkallës së lartë të eksportit të armëve.
Të dhënat mbi të cilat vendet janë vendosur në Indeksin e Paqes Globale janë ato të matura deri në fund të vitit të kaluar, që do të thotë se situata është shumë më e keqe se sa sugjeron ky studim.
Si një shembull, mund të vërehet fakti se në vitin 2015, Brazili do të mund të “zhduket” nga lista e 11 vendeve për shkak të një numri të protestave që u shkaktuan gjatë kampionatit botëror të futbollit.
Siria ka zëvendësuar Afganistanin në vendet më pak paqësore në botë
Drejtorja e HEP, Camilla Schippe shpjegon se kriza e madhe ekonomike dhe Pranvera Arabe rrisin rrezikun e hyrjes së vendeve në konflikt.
Ajo shtoi se në vitin e kaluar ka pasur një rritje të aktiviteteve terroriste duke “zgjuar” konfliktin në Gaza, dhe ende nuk ka zgjidhje për krizën në Siri dhe Irak. Gjithashtu, edhe Ukraina, ku trazirat civile u shndërruan në kryengritje të armatosur. Veç këtyre, ka pasur një rritje të dhunës në Sudanin Jugor dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Përndryshe, lista e vendeve udhëheqëse sa i përket qetësisë në shkallë globale matet bazuar në një total prej 22 treguesve cilësorë dhe sasiorë, transmeton Telegrafi.
Shumica e vendeve paqësore janë Islanda, Danimarka dhe Zelanda e Re.
Siria ka zëvendësuar Afganistanin në vendet më pak paqësore në botë.