☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,788 ▼ -1.86% ETH $2,314 ▼ -2.1% XRP $1.5123 ▼ -2.01% SOL $94.3600 ▼ -1.66%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Vetting-u, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka humbur kohë për procesin e vettingut në Shqipëri, por ka marrë informacione kofidenciale nga institucionet shqiptare si ILDKP dhe DSIK për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë për të kontrolluar lëvizjet me pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin.

Kjo pohohet në një intervistë për Report TV nga shefja e këtij misioni, Gjenovefa Calavera.

E pyetur nëse kishte marrë dokumente nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ose nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Calavera tha:

“Kur është e nevojshme, IMO ka angazhuar institucionet dhe autoritetet në Shqipëri, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.

Ju lutem vini re se qasja në të gjitha informatat e rëndësishme për vëzhguesit ndërkombëtarë të IMO-së, gjatë ushtrimit të monitorimit të tyre, garantohet me nenin B paragrafi 3 (ç) të Aneksit të Kushtetutës.

Ka pasur një angazhim të tillë me autoritetet e rëndësishme shqiptare në kontekstin e hartimit të vlerësimit të arsyetuar të IMO-së dhe rekomandimeve mbi kandidatët tek institucionet e verifikimit.

Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë në fazat e ardhshme të punës së IMO-së dhe kjo do të jetë e nevojshme që të lejohen vëzhguesit e IMO-së të ushtrojnë mandatin e tyre të monitorimit. Megjithatë, procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kryhet me autoritet të plotë nga institucionet e brendshme të verifikimit”.

Ajo thotë më tej se qeveria shqiptare po punon me seriozitet, por më shumë rëndësi ka një proces cilësor dhe jo domosdoshmërisht shpejt.

Calavera thotë se vetting-u duhet të vijojë pa vonesa të panevojshme.

“Kini parasysh se formimi i fundit i institucioneve verifikuese është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të arritur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë reformën e sistemit të drejtësisë. Angazhimi i autoriteteve shqiptare për të avancuar konkretisht me zbatimin e reformës në drejtësi duket e padiskutueshme dhe mund të vlerësohet në përgjithësi.

Tani është e nevojshme të vazhdohet me procesin aktual të rivlerësimit, pa vonesa të panevojshme. Megjithatë, elementi më i rëndësishëm do të jetë cilësia dhe jo ritmi i zbatimit.

Kjo vlen edhe për ristrukturimin institucional të gjyqësorit, i cili do të ndodhë si tërësisht dhe në kohën e duhur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.