☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vettingu, kryeprokurorja takim me Zaganjorin dhe përfaqësues të OPDAT

Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, me synim përmirësimin e dhënies së drejtësisë për shqiptarët ishte në fokus të takimit mes Kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Takimi i zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme u fokusuar veçanërisht në ndryshimet që pëson sistemi i drejtësisë pas hyrjes në fuqi të Reformës në Drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja.

Prokurorja Marku e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi. Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Marku u shpreh në takimin e zhvilluar ditën e sotme se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standardizimin e praktikës së hetimit. Në këtë mënyrë, për Markun, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë. Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë,  Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm takon përfaqësuesit e OPDAT-it

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e ndërsjellët në realizimin e procesit të Vetingut në radhët e sistemit të drejtësisë. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme, OPDAT-i përfaqësohej nga Jon Smibert, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e paketës së Reformës në Drejtësi në Shqipëri.  Marku shprehu vlerësimet për takimet periodike të Zyrës së OPDAT me Prokurorinë e Përgjithshme, për të përshpejtuar procesin e Vetingut.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu garancitë se do të kontribuojë maksimalisht që procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi në Shqipëri të realizohet në një kohë sa më të shpejtë dhe me efikasitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.