roze
Victoria: Dashuria e Harper për sportin, “një thikë në zemër”
Më herët këtë vit ajo ka bërë shaka duke thënë se të pasurit një vajzë që ‘dashuron futbollin’ është si një “thikë në zemër” për të. Por ish pjestarja e Spice Girls, Victoria Beckham i rikthehet sërish atyrë fjalëve, por kësaj here seriozisht.
Në një intervistë për Good Morning America 41-vjeçarja, pohoi këtë shaka të sajën, se është e vërtetë.
“Ajo e adhuron modën, e dini… si të gjitha vajzat e vogla, por… ajo dashuron sportin”, ka thënë Beckham për vajzën e saj, Harper.
“Ajo më tha një ditë “Mami, mendoj se dëshiroj të luaj futboll”. Një thikë në zemër për mua! Kam tre djem që dëshirojnë të luajnë futboll, ju e dini, po të paktën njëri prej tyre të merret me modën ose kërcimin”, vijon Beckham.