☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.77 ▼0.75%
ARI 4,436 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vizita e Veliajt në spital, avokatët kërkesë “Burgjeve” për protokollin: U shoqërua nga 30 policë dhe hetues

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe shoqërimin e tij në spital.

Ata pretendojnë se masat për shoqërimin kanë qenë ekstreme “duke shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtimin njerëzor”.

Bëhet fjalë për një vizitë mjekësore që Veliaj e ka kryer më 17 korrik.

Sipas avokatëve, Veliajt i ishte refuzuar disa herë kërkesa për trajtim të nevojshëm mjekësor. Por sipas tyre edhe pse iu miratua u shoqërua me “një prani të jashtëzakonshme sigurie prej 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së”.

“Disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit – masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”, thuhet në kërkesën e tyre drejt “Burgjeve”.

Ata shprehen se do të ndjekin me mjete ligjore çdo shkelje ndaj dinjitetit dhe trajtimit njerëzor duke kërkuar “transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim”.

Kujtojmë se Erion Veliaj është marrë i pandehur për katër akuza nga Prokuroria e Posaçme. Me të është marrë e pandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.